Thaçi: Propozova 8 qershorin për datë të zgjedhjeve

Kryeministri Hashim Thaçi tha se në takimin me liderët dhe me ambasadoren amerikane, ai ka propozuar datën 8 qershor për zgjedhje.“8 qershorin e kam propozuar si datë. Mendoj se është koha më e përshtatshme. Të gjithë kanë filluar përgatitje për zgjedhje, kështu që unë si kryeministër dhe si lider i partisë më të madhe e kam propozuar datën 8 qershor”, ka thënë Thaçi në emisionin “Zona e Debatit” të Klan Kosovës.
Kryeministri Thaçi ka pasur kritika për kreun e LDK’së Isa Mustafa, duke thënë se “po të bënte punë të mirë do ta fitonte Prishtinën”.
Ndërkaq Thaçi është kursyer në kritika sa i përket kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Me pas bë punë të mbarë, e kish fitu Prishtinës. Nuk besoj se nëse nuk e ka kry punën si duhet në Prishtinë, nuk e pranon as Kosova”, ka thënë Thaçi duke folur për Mustafën.
“Nuk jam kryeministër për ta penguar askënd. Jam për ta ndihmuar edhe Shpend Ahmetin. Kam një mesazh për Shpend Ahmetin, le të merret me punë konkrete”, tha ai.
Thaçi: Propozova 8 qershorin për datë të zgjedhjeve
Kryeministri Hashim Thaçi tha se në takimin me liderët dhe me ambasadoren amerikane, ai ka propozuar datën 8 qershor për zgjedhje.
“8 qershorin e kam propozuar si datë. Mendoj se është koha më e përshtatshme. Të gjithë kanë filluar përgatitje për zgjedhje, kështu që unë si kryeministër dhe si lider i partisë më të madhe e kam propozuar datën 8 qershor”, ka thënë Thaçi në emisionin “Zona e Debatit” të Klan Kosovës.
“Jam i vendosur që të kemi një mazhorancë të fuqishme për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për arritjen e objektivave të tjera”
Seanca është caktuar për të hënën, ftoj të gjithë të votojnë për formimin e ushtrisë së Kosovës”, tha veç tjerash Thaçi.
….
Thaçi: Shpresoj dhe besoj se LDK’ja do të votoj për ushtrinë e Kosovës
Kryeministri Thaçi i ka quajtur të paqëndrueshme deklaratat e zyrtarëve të LDK’së se do të ndryshojnë ligjin për veteranët.
Ai tha se ai ligj është shkruar me gjakun e tyre dhe se në Kuvendin e Kosovës është votuar nga 75 deputetë.
Thaçi u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve që të votojnë për formimin e ushtrisë. Tha se ky është besim që u dha nga SHBA’të dhe BE’ja dhe se formimi i ushtrisë do i hapte rrugën hyrjes në NATO.
“Vota për ushtrinë e Kosovës nuk është votë për Hashim Thaçin, është për shtetin e Kosovës”, tha Thaçi.
Duke komentuar deklaratat e liderit të LDK’së Isa Mustafa se nuk do të votojnë për vendet e rezervuara, Thaçi tha se “ata i ndërrojnë deklaratat shpesh”.
“Nuk besoj se do të votoj kundër, por ftesa ime është të mendojnë për shtetin”, tha Thaçi.
“Shpresoj dhe besoj se LDK’ja do të votoj për ushtrinë e Kosovës. Unë si kuptoj, nuk e njoh atë konflikt që e kanë, ushtria e Kosovës nuk është veç për një etni’, tha Thaçi.