Naim Rashiti del me 10 opsione për zgjidhjen e ngërçit politik, ndër to edhe qeveria teknike

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti ka dalë me dhjetë opsione se si të dilet nga ngërçi për konstituimin e parlamentit.Në Facebook, ai tha se zgjedhjet e reja duhet të jenë zgjidhja e fundit.
Në mesin e opsioneve të paraqitura nga Rashiti është propozimi i tre kandidatëve për kryeparlamentar ng ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Tjetër opsion, sipas tij është që të formohet një qeveri teknike.“Qeveri teknike- Nëse LVV, PDK dhe LDK besojnë se blloqet e tyre nuk mund të formojnë qeverinë, ato duhet të pajtohen për një qeveri teknike (përfshirë programin dhe prioritetet) me mandat deri në shkurt të vitit 2026|, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv
Më poshtë i gjeni të plota opsionet që i ka dhënë ai:Opsionet:
- LVV duhet te propozoje tre kandidate per Kryetar/e te kuvendit. Deputet (se paku pjesa me e madhe e tyre) do te votoje njerin prej tyre.
- Nje grup i deputeteve duhet me urgjence te dergojne nje pyetje specifike ne Gjykaten kushtetuese…..
- LVV te beje marreveshje politike me subjekte parlamentare. As bashkepunimi me NISMEN-en nuk arrihet pa marreveshje politike per bashkeqeverisje.
- Ne rast te deshtimit te LVV-se per te siguruar votat per fromimin e qeverise, opozita do te kete shansin e vet, por nuk e ka te garantuar.
- Koha per lidership te guximshem e marreveshje te medha poltike te guximshme per bashkeqeverisje. Marreveshjet poltiike duhen tani apo pas perseritjes se zgjedhjeve te reja.
- Nje opcion eshte qe partia fituese LVV te formoje nje qeveri minore, me mbeshtetjen e disa subjektkeve apo deputeteve, me kusht qe ata marrin kryetarin e kuvendit. Kjo qeveri duhet te jete me mandat shume te kufizuar kohor.
- Qeveri teknike- Nese LVV, PDK dhe LDK besojne se blloqet e tyre nuk mund te formojne qeverine, ato duhet te pajtohen per nje qeveri teknike (perfshire programin dhe prioritet) me mandat deri ne shkurt te vitit 2026.
- Nese te gjitha keto opcione nuk funksionojne, subjektet poltike duhet te pajtohen per shpalljen e zgjedhjeve te reja sa me shpejt.
- Dhe per te gjitha opcionet duhet dialog te nivelit te larte politk ne mes te lidereve.