FITORJA

Thaçi priti zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Palmer: SHBA-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer.

Presidenti Thaçi dhe Palmer kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për zhvillimet politike në vend, për procesin e integrimeve euroatlantike, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, FSK-në dhe dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar zyrtarin amerikan për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin popullit dhe shtetit të Kosovës.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi ka thënë se pas marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është radha e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

FIDANISHTJA

“Është momentum i mirë për të arritur një marrëveshje historike, që siguron njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ka siguruar presidentin Thaçi se SHBA-ja e mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se SHBA-ja mbetet partneri më strategjik që ka Kosova në rrugëtimin e pandalshëm drejt anëtarësimit euroatlantik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.