Eko Higjiena

Thaçi premton qeverisje transparente në katër vitet e ardhshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi po vazhdon të besojë se ai do ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, ndonëse vendi ka hyrë tash e katër muaj në një ngërç politik, kur nuk po mund të konstituohet as Kuvendi.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur, kryeministri në detyrë, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka folur për planet e tij lidhur me transparencën në qeverisjen e ardhshme.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

Mobi Casa

“Sot, është Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për të Ditur që i kushtohet transparencës dhe qasjes në informacion zyrtar.

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar për të anëtarësuar vendin në nismën ndërkombëtare të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe tani jemi duke aprovuar Planin e Veprimit për të lehtësuar qasjen në informata. Si standarde të rëndësishme europiane, transparenca dhe llogaridhënia do të jenë themelet e qeverisjes së ardhshme.

Unë, personalisht me interaksion të drejtpërdrejtë do të angazhohem për të ofruar më shumë qytetarët me shtetin dhe proceset vendimmarrëse me qëllim të fuqizimit të demokracisë sonë dhe rritje së cilësisë së shërbimeve publike. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.