Mobi Casa

Thaçi premton ndihmë edhe për bizneset e Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Edhe pse ditë pushimi Kryeministri Hashim Thaçi bashkë me anëtarë të PDK- së Gjilanit të shoqëruar edhe nga Qemajl Mustafa zgjodhi të hënën për të vizituar kompaninë e ujit “DEA” në Gjilan. Mustafë Shala pronar i ujit “DEA” e ka pritur iniciativën e Thaçit rreth fondit prej 1.5 miliard dollarësh.

Nga kjo vizitë Thaçi është njoftuar më afër me kompaninë e ujit “DEA”. “Kjo kompani është njëra ndër kompanitë më të mëdha në zonën e Anamoravës, por edhe në Kosovë. Misioni im i ri nënkupton përkrahje masive bizneseve që janë shtyllë e ekonomisë së vendit, gjithashtu paralajmëroi se fondi prej 1.5 miliard dollarësh ka për qëllim mbështetjen e bizneseve dhe hapjen e vendeve të reja të punës” tha Thaçi.

Mobi Casa

Punëtorët ndanë ambiciet e tyre për zhvillimin e kompanisë në fjalë dhe shtrirjes së saj edhe jashtë kufijve. Kjo kompani i ka të punësuar rreth 160 punëtorë gjithsej dhe ndihmon të gjitha këto familje dhe inkurajoi se janë kompanitë dhe bizneset që do të përfitojnë nga fondi i punësimit dhe zhvillimit të tyre ka thënë Thaçi.

Mustafë Shala përfaqësues i kompanisë mirëpriti kryeministrin Thaçi dhe tha se kjo kompani do të mundësoj zhvillimin e ekonomisë dhe të biznesit dhe gjithashtu do të krijoj vende të reja pune dhe punë të reja, sepse Kosova ka nevojë për një fond të tillë i cili do të ju ndihmoj prodhuesve vendor të eksportojnë më tepër produkte vendore dhe të kenë konkurrent në rajon dhe më larg./rajonipress/