Fundamenti

Thaçi porosit Bllokun: Nuk mund të përmbyset vullneti i qytetarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të formohen institucionet e reja.

“Ne, në ditët e ardhshme do të ftojmë për ta konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për ta zgjedhur Qeverinë e re dhe, të jeni të bindur se menjëherë do të vazhdojmë implementimin e plotë të ‘Misionit të Ri’. Prandaj, unë pres respektim prej të gjithë spektrit politik, që ta respektojnë të gjithë, pa dallim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket zgjedhjeve të lira dhe ndërtimin e institucioneve të ardhshme”, ka thënë Thaçi, transmeton express

Uji Dea

Ai ka bërë me dije se askush nuk do të mund ta cenojë rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

“Askush nuk mund ta përmbysë vullnetin e qytetarëve të vendit tonë të shprehur më 8 qershor. Prandaj, unë kam besim të plotë se ne do të gjejmë forcë dhe vullnet të mirë, që t’i ndërtojmë në ditët e ardhshme institucionet stabile dhe efikase, që do ta çojnë Kosovën përpara”, ka deklaruar Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.