FIDANISHTJA

Thaçi: Politika e Kosovës, e përputhshme me atë të Amerikës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Agjenda jonë politike është e përputhshme me agjendën e qeverisë amerikane”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Politikat qeverisëse të Kosovës, përputhen me ato të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka thënë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij në festën e organizuar nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë, për nder të pavarësisë së SHBA-ve.

Thaçi thotë se Kosova dhe Amerika, kanë një miqësi e cila s’do të përfundojë asnjëherë.

UBT

“Sonte festuam Ditën e Pavarësisë së Amerikës, aleatit strategjik dhe popullit të dashur dhe mik të shtetit tonë. Në fjalim para mysafirëve të shumtë, duke përfshirë senatoren amerikane nga Iowa, Joni Ernst, komandantin e ri te Forcave Supreme të NATO-s për Europë, gjeneralin Curtis M. Scaparrotti, gjeneralmajorin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Orr, ambasadorin amerikan, Greg Delawie dhe drejtorin e DASH për Çështje të Evropës, Thomas Yazdgerdi, e potencova miqësinë e thellë që kemi por edhe detyrimet që dalin nga kjo marrëdhënie historike”.

“Agjenda jonë politike është e përputhshme me agjendën e qeverisë amerikane”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti nuk ka lënë pa e përmendur ratifikimin e marrëveshjes së Kosovës me Malin e Zi në kuvend, dhe thotë se ky është i vetmi kriter që duhet plotësuar në mënyrë që si kosovarë, të lëvizim pa viza në Europë.

“Në afat të shkurtër duhet ta përmbyllim demarkacionin si kriter i mbetur për lëvizje të lirë në Europë, e në rrugëtimin afatgjatë duhet të luftojmë korrupsionin dhe ekstremizmin, dy rreziqe thelbësore që mund të na dëmtojnë rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe BE-së. Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të palëkundur”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.