FIDANISHTJA

Thaçi po përgatit FSK-në të ndërhyjë në veri?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Stërvitja taktike e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), e kryer javën e kaluar në afërsi të Mitrovicës, është demonstrimi më serioz i deritashëm i forcës dhe kulmi i presionit ndaj veriut të Kosovës. Sipas një skenari të plasuar nga mediat serbe, njësitet e këmbësorisë së FSK-së do të ndërhynin në veri për të provokuar incidente për të ndërhyrë KDFOR-i që të zgjidh “problemin serb”.

Duke u thirrur në burmime mirë të informuara të afërta me forcat ndërkombëtare, gazeta serbe “Novosti” shkruan se rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së, me pajisje luftarake kanë defiluar nëpër pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës.

“Uniformat amerikane, armatimi dhe mënyra e lëvizjes nëpër grupe urdhrat karakteristike të gjestikulimeve tregojnë se kush i ka stërvitur. Njësitet Kanë kryer një stërvitje taktike në drejtimin nga jugu i Mitrovicës- Bair – Vaganicë. Sipas karakteristikave që ka ai teren ngjason në drejtimin Suhadoll – Kroi i Vitakut- Zveçan, lokacione këto në të cilat tri vitet e fundit po popullohen me shqiptarë. Sipas të gjitha vlerësimeve, ky do të ishte drejtimi më i përshtatshëm për sulm në veri”, citon një burime të saj “Novosti” .

United Hospital

Stërvitja taktike e FSK-së është demonstrimi më serioz i deritashëm i forcës. Мirëpo, është e qartë se Prishtinë, nuk mund as nuk guxon të ndërmarr asnjë hap pa lejen e SHBA-së, shkruan gazeta.

Sipas kësaj gazete, përflitet një skenar sipas të cilit njësitet e FSK-së do të shërbejnë për provokimin e incidenteve me qëllim që të përfshihet KFOR-i dhe të zgjidh “problemin serb”.

“Diçka të tillë ka paralajmëruar Thaçi, i cili ditëve të fundit ka deklaruar se mos arritja e marrëveshjes do të mund të shkaktonte përkeqësimin e situatës dhe se në atë rast Prishtina do të jetë e detyruar të vendos pushtetin e saj në veri të Kosovës. Për këtë shkak me interesim po pritet arritja e Brigadës 525 luftarake-vëzhguese amerikane, 600 pjesëtarët e së cilës do të vendosen në kampin te Leposaviqi, shkruan gazeta serbe. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.