UBT

Thaçi po luan rolin e shërbëtorit të Serbisë, krejt Kosova kundër tij

/ 18 minuta lexim

Kjo lojë, sipas analistëve politikë, është tallje e rëndë me popullin që po e bën Hashim Thaçi vetëm për të mbetur në pushtet së bashku me klikën e tij, si dhe vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet, prandaj po kërkojnë shpëtim, duke i dhënë Serbisë si kundërvlerë një “copë Kosovë”, që gjoja sikur na e paska falur Rankoviqi.

“Hashim Thaçi është bërë jashtëzakonisht i dëmshëm për vendin, si dhe për rendin kushtetues. Ai me klikën e tij të agjentëve të UDB-së si dhe pushtetarët e tjerë është duke u angazhuar ‘me mish e me shpirt’ për kauzën e tij antikushtetuese dhe antishtetërore, duke paguar me para të popullit kompani ndërkombëtare lobuese dhe analistë-UDB-ashë të medieve mercenare në Kosovë, që do ta ndihmojnë ndarjen e Kosovës sipas skenarit serb, pra të gjitha këto për një llogari personale të Hashim Thaçit dhe për të shpërblyer Serbinë edhe sot fashiste” thotë analistja Liridonë Bislimi për “Kosova Sot”

Analistët politikë dhe qytetarët mendojnë se është koha e duhur që të bashkohen subjektet politike opozitare, së bashku me qytetarët, sidomos pas protestës së fundjavës së kaluar, dhe të mos e lejojnë këtë kastë politike në pushtet, që së bashku me Hashim Thaçin dhe ekipin e tij të UDB-ashëve të Serbisë, të luajnë rolin e zëdhënësit dhe avokatit të Serbisë, të mashtrojnë dhe gënjejnë popullin kaq pa shije, pa pikë turpi, sa të thuhet se Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë, duke bërë “korrigjim kufiri”, duke marrë Luginën e Preshevës dhe duke mos dhënë asgjë si kompensim, as tri ose katër komunat e Kosovës veriore, as ‘Trepçën’, as Ujmanin, as asociacionin me kompetenca ekzekutive, sepse të gjitha këto janë mashtrime të tij për të arritur qëllimin e Serbisë në ndarjen e Kosovës. Edhe analistët dhe qytetarët e anketuar mendojnë se Hashim Thaçi me ekipin e tij të agjentëve të devotshëm të UDB-së serbe po vazhdon të trajtojë këtë popull dhe këto parti politike aktuale si të retarduar mentalë, që nuk marrin vesh asgjë prej gjëje dhe luan si të dojë më të gjithë.

Kjo lojë, sipas analistëve politikë, është tallje e rëndë me popullin që po e bën Hashim Thaçi vetëm për të mbetur në pushtet së bashku me klikën e tij, si dhe vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet, prandaj po kërkojnë shpëtim, duke i dhënë Serbisë si kundërvlerë një “copë Kosovë”, që gjoja sikur na e paska falur Rankoviqi.

QARRI: HASHIM THAÇI, BASHKË ME EKIPIN E TIJ TË UDB-ASHËVE, PO E LUAJNË ROLIN E ZËDHËNËSIT DHE AVOKATIT TË SERBISË
Analisti politik Gani Qarri tha për “Kosova Sot” se demonstratat masive të organizuara këto ditë nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’ me pjesëmarrje aq të madhe të të gjitha moshave, si dhe sondazhet e fundit me rreth 80% të respondentëve kundër politikës destruktive të Hashim Thaçit, treguan qartë se shumica absolute e qytetarëve kundërshtojnë hapur dhe hedhin poshtë me vendosmëri, veprimet e dyshimta të tij, kundër tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Kosovës, prandaj ka shpresë që kjo tentative gradualisht të bllokohet dhe pamundësohet, nëse subjektet politike vazhdojnë ta bashkërendojnë akoma më shumë kundërshtimin ndaj presidentit në këtë projekt antishtetëror. “Kjo ishte përgjigjja më e mirë, pas një kohe të gjatë pritjeje e durimi, kundër akrobacioneve të rrezikshme të këtij despoti kolaboracionist dhe aventurave tendencioze të Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës dhe defunksionalizimin e shtetësisë së vendit tonë”, theksoi ai. “Ndaj vërtet është e pakuptueshme se si kjo klasë e dështuar politike ende mund të lejojë që në Kosovë Hashim Thaçi bashkë me ekipin e tij të UDB-ashëve të luajnë edhe më tej rolin e zëdhënësit dhe avokatit të Serbisë, të mashtrojnë dhe gënjejnë popullin kaq pa shije, pa pikë turpi, sa të thuhet se kinse Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë, duke bërë “korrigjim kufiri” dhe marrë Luginën e Preshevës, përderisa në anën tjetër Thaçi ka mundësi të ketë arritur marrëveshje me Vuçiqin dhe tani punon nën hije për faljen e tri ose edhe katër komunave në veri të Kosovës, përfshirë ‘Trepçën’ dhe Ujmanin, ashtu siç dëshmohet se në vitin 2013, ai vetë ka nënshkruar për formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive”, u shpreh Qarri për “Kosova Sot”. “Për aq më tepër, Hashim Thaçi me ekipin e tij të agjentëve të devotshëm të UDB-së serbe lë përshtypjen se këtë popull dhe këto parti aktuale politike po i trajton si të retarduar mentalë, përderisa Serbia është dhe mbetet ajo që e njohim të gjithë, apo në imagjinatën e Hashim Thaçit dhe ekipit të tij, të pushtetarëve aktualë, kanë krijuar një Serbi imagjinare, që nuk i ngjan reales. Ndaj tani Thaçi me agjentët e UDB-së po mundohen që me terminologji e lojë fjalësh të pakuptimta ta gënjejnë një popull të tërë, kinse nuk bëhet fjalë për ndarje të Kosovës, por gjoja për “demarkim” e gjepura të tjera, duke mos pasur guxim ta thotë të vërtetën: se të gjitha këto akrobacione dhe gënjeshtra politike ai i bën vetëm për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, si dhe për t’i mbuluar dështimet e veta dhe të bashkëpushtetarëve të tij që nga përfundimi i luftës dhe viti 2008 e deri më sot”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot”.

GURAZIU: AS VETË SERBIA MË SHUMË NUK KA BËRË PËR TA SHTYRË PËRPARA NDARJEN E KOSOVËS, AQ SA PO BËN HASHIM THAÇI ME KLIKËN E TIJ
Analisti politik, Ragip Guraziu, tha për “Kosova Sot” se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pa fije turpi po e gënjen popullin e Kosovës, se Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë. Për ta sqaruar këtë thënie të presidentit, ai ka edhe një pyetje, në të cilën do të dëshironte të marrë përgjigje nga e gjithë kjo kastë politike, e cila akoma duket se po sillet si e përgjumur, përjashto protestën e javës së kaluar. “Pyetja ime është kështu: Si po mundet kjo klasë politike në Kosovë ta lejojë Hashim Thaçin bashkë me ekipin e tij të UDB-ashëve të Serbisë, duke u hedhur hi syve popullit se Kosova na qenka para një Thaçi po mundohet që të luajnë rolin e zëdhënësit dhe avokatit të Serbisë, të mashtrojnë dhe gënjejnë popullin kaq pa shije, pa pikë turpi, sa të thuhet se Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë, duke bërë “korrigjim kufiri”, duke marrë Luginën e Preshevës dhe duke mos dhënë asgjë si kompensim, as tri ose katër komunat e Kosovës veriore, as ‘Trepçën’, as Ujmanin, as Asociacionin me kompetenca ekzekutive?!!! Unë nuk mund ta kuptoj këtë. Nëse kjo mund të emërohet si diçka joserioze, unë them troç se kjo është vetëm një tallje e Hashim Thaçit me popullin e Kosovës dhe një humor i tij, që në demonstratën e së shtunës, organizuar nga subjekti politik VV, na le të kuptojë se nga një masë e madhe e qytetarëve, e organizuar vetëm nga një subjekt politik, VV, është paralajmërim për presidentin Thaçi të ikën nga ky post dhe të shkohet në zgjedhje të reja”, theksoi ai për “Kosova Sot”.

Sipas Guraziut, qytetarët duhet të jenë akoma aktivë për ta kundërshtuar vazhdimin e dialogut të dëmshëm për vendin nga ana e presidentit Thaçi me ekipin e tij, sepse finalja e tij do të jetë në dëm të territorit të shtetit të Kosovës.”Këto që thotë presidenti janë gënjeshtrat e fundit, që kjo klasë politike me Hashim Thaçin në krye po përpiqet t`ia shesë këtij populli, para se për t’u turpëruar, dhe si varrmihës të kauzës së Kosovës, para se të dalin përfundimisht nga skena politike. As vetë Serbia më shumë nuk ka bërë për ta shtyrë përpara ndarjen e Kosovës, aq sa po bën Hashim Thaçi me klikën e tij të pushtetarëve. Me siguri se janë Liqeni i Ujmanit, ‘Trepça’, synimi i kamotshëm i politikës shoviniste serbe dhe për fat të keq një president si ky yni, në vend që të luante rolin kushtetues të unifikimit dhe mbrojtjes së vendit, po e bën të kundërtën, kuislingun e regjur!?”, potencoi më tej ai për “Kosova Sot”.

BISLIMI: HASHIM THAÇI NUK E KA GUXIMIN TA THOTË TË VËRTETËN ASHTU SIÇ ËSHTË: SE PO KËRKON SHPËTIM NGA SERBIA PËR TË SHPËTUAR NGA GJYKATA SPECIALE!
Sipas analistes Liridonë Bislimi, Thaçi dikur si kryeministër e tash si president, duke e lënë shtetin e Kosovës të dobët, me korrupsion e me papunësi, pa ushtri që na mbron e pa integrim me Shqipërinë, me arsimim të cekët e me spitale të leckosura, i cili asnjëherë për asnjë gjë nuk ia dha asnjë cent Luginës së Preshevës, e i cili fotografohet me Trumpin, por e informon Medvedevin, tash i kërkon takim Putinit dhe shpreh gatishmëri për ta përdorur vendin tonë si monedhë për kusuritje. “Hashim Thaçi bashkë me ekipin e tij të UDB-ashëve të Serbisë, që po luajnë rolin e zëdhënësit dhe avokatit të Serbisë, vazhdojnë të mashtrojnë dhe gënjejnë popullin kaq pa shije, pa pikë turpi, sa të thuhet se Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë, duke bërë “korrigjim kufiri”, duke marrë Luginën e Preshevës dhe duke mos dhënë asgjë si kompensim, as tri ose katër komunat e Kosovës veriore, as ‘Trepçën’, as Ujmanin, as asociacionin me kompetenca ekzekutive. Përfundimisht kjo është tallje e rëndë me popullin, vetëm e vetëm për të mbetur në pushtet Hashim Thaçi dhe klika e tij, si dhe vetëm për të shpëtuar lëkurën. Po kërkojnë shpëtim, duke i dhënë Serbisë si kundërvlerë një ‘copë Kosovë’, që gjoja e sikur na e paska falur Rankoviqi”, tha Liridonë Bislimi për gazetën “Kosova Sot”.

UBT

Sipas saj, Hashim Thaçi akoma nuk e ka guximin ta thotë të vërtetën ashtu siç është: se po kërkon shpëtim nga Serbia për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, si dhe për të mbuluar dështimet e tij dhe të pushtetarëve të tjerë që nga përfundimi i luftës, por sidomos që nga viti 2008 e deri më sot. Sipas zonjës Bislimi, dështimet e Thaçit janë të shumta që tani po mundohet t’i mbulojë me këtë agjendë pazaresh me Serbinë. “Ai pati premtuar ushtri për Kosovën, krijimin e 200 mijë vendeve të punës, anëtarësimin në UNESCO, në Këshillin e Evropës e në NATO, pati premtuar padi për Serbinë për gjenocidin në Kosovë dhe njohje të Kosovës nga Serbia dhe padi ndaj Dick Marty-t për shpifje ndaj UÇK-së, para 8 vjetësh pati premtuar liberalizim të vizave për 15 muaj, e para 5 vjetësh pati premtuar një miliard e gjysmë euro investime në Kosovë, e le të mos harrojmë se ka premtuar edhe formimin e komunave të Kodrës së Trimave, komunës së Hasit, Kievës, Hogoshtit, Zhegrës…, varësisht në cilin katund ka qëlluar kur ka mbajtur tubim”, u shpreh ai.”Plagët në Ballkan janë të hapura, ndërsa sytë dhe veshët e presidentit janë të mbyllur. Gjashtë vjet negocioi në Bruksel me Serbinë, por asnjëherë nuk e shtroi çështjen e borxhit të Serbisë ndaj nesh: prej të pagjeturve dhe krimeve e vuajtjeve e dëmeve të luftës e deri te Lugina e Preshevës, ku shqiptarët trajtohen si qytetarë të rendit të dytë. Hashim Thaçi është bërë jashtëzakonisht i dëmshëm për vendin, si dhe për rendin kushtetues, ai me klikën e tij të agjentëve të UDB-së si dhe pushtetarët e tjerë është duke u angazhuar “me mish e me shpirt” për kauzën e tij antikushtetuese dhe antishtetërore, duke paguar me para të popullit kompani ndërkombëtare lobuese dhe analiste-UDB-ashe të medieve mercenare në Kosovë, që do ta ndihmojnë ndarjen e Kosovës sipas skenarit serb, pra të gjitha këto për një llogari personale të Hashim Thaçit dhe për të shpërblyer Serbinë edhe sot fashiste” , vijoi më tej Bislimi. “Pas idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë dhe se marrëveshjen finale do ta vendosë në referendum, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka paralajmëruar edhe ndryshimin e Kushtetutës.

Një gjë e tillë, sipas tij, do të bëhet në rast të arritjes së marrëveshjes finale në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi. Hashim Thaçi po paralajmëron referendum dhe ndryshime kushtetuese në rast të arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë. Por, duket se kreu i shtetit po synon që ta parapërgatitë opinionin për një marrëveshje të dhimbshme me Serbinë, përkatësisht një kompromis më të gjerë. Madje ajo mendon se Thaçi duke thënë që Kosova i ka kufijtë e gabueshëm, ai e ka joshur Serbinë për territorin e Kosovës dhe i dha leje Vuçiqit që të vijë në Mitrovicë për ta ringjallur Milosheviqin, si dhe duke e vlerësuar si ‘lider i madh’ me qëllime të mira e rezultate të këqija”, vlerësoi Liridonë Bislimi

BADALLAJ: NGA FRIKA SE DO TË VDESË POLITIKISHT,HASHIM THAÇI PO IA BËN ARGATIN SERBISË
Analisti politik Reshat Badallaj mendon se kjo kthesë e madhe e Hashim Thaçit, me gatishmërinë e tij të vazhdueshme që të japë territor për Serbinë si formulë e “pajtimit historik”, vjen vetëm si pasojë e shantazhit nga Gjykata Speciale. “Ky nuk ishte kështu më parë, mirëpo kur nuhati se do të përgjigjet në Gjykatën Speciale, nga burgu dhe frika se do të vdesë politikisht shumë, argatin ia bëri Serbisë duke e dëmtuar vendin dhe popullatën e këtushme dhe e futi në armiqësi brendapërbrenda shtetit. Ku ka më budallallëk se një i marrë t´ia falë Serbisë fashiste të gjitha krimet e bëra gjatë luftës, t’i falë edhe territor madje. ‘Trepçën’ dhe Ujmanin, që janë shpirti i Kosovës. Këtë mund ta bëjë vetëm një kuisling i madh, i përbetuar, i shantazhuar dhe askush tjetër. Ndryshe, si ka mundësi një njeri i pafytyrë Serbisë t´a falë të gjitha, edhe krimet që akoma dëgjohen rënkimet e shpirtrave të tyre. Unë mendoj se këtu faj të madh dhe përgjegjësi që bie mbi supe të këtij matrapazi do e mbajë edhe Kuvendi i mbushur me plot rrugaçë e vagabondë të llojit të vet, që po e lënë të notojë akoma në ujërat e turbullta dhe që të ta japë në pazar vendin, si të ishte pronë e babës së tij dhe t´i bëjë rrush e kumbulla paratë e djersën paguesve për interesa të tij, kryekëput personale”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

Qytetarët duan klasë të re politike
Pavarësisht faktit që qytetarët kanë protestuar ditën e shtunë kundër qëllimit të Hashim Thaçit për të bërë pazare me territorin e Kosovës në favor të Serbisë, qytetarë të anketuar nga gazeta mbeten nën ethe nga frika se mos këto subjektet tjera politike që u distancuan nga protesta nuk do të reagojnë për ta ndaluar presidentin Hashim Thaçi, bashkë me ekipin e tij të UDB-ashëve të Serbisë, që të luajnë rolin e zëdhënësit dhe avokatit të Serbisë, të mashtrojnë dhe gënjejnë popullin kaq pa shije, pa pikë turpi, sa të thuhet se Kosova do të bëjë marrëveshje historike me Serbinë, duke bërë “korrigjim kufiri”, duke marrë Luginën e Preshevës dhe duke mos dhënë asgjë si kompensim, as tri ose katër komunat e Kosovës veriore, as ‘Trepçën’, as Ujmanin, as Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

Qytetari Kadri Obrazhda tha për “Kosova Sot” se po të kishte ndjenjë patriotike dhe të lidershipit për shtetndërtim dhe respektim të vlerave të luftës, Hashim Thaçi kurrë nuk do të duhej zgjatur dorën e bashkëbisedimit me zyrtarët e shtetit serb derisa ata nuk e kryejnë aktin e kërkim-faljes për krimet në Kosovë, ndërsa për shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh asnjëherë dhe në asnjë rast kjo temë nuk do të duhej hapur, sepse Serbia përmes pushtimit dhe përgjakjes së këtyre trojeve vazhdimisht i ka sjellë dhimbje dhe viktima popullit shqiptar, ka okupuar territor me luftë, kurse tani dëshiron që të përfitojë edhe në paqe, me bisedime përmes njerëzve që i ka instaluar në institucionet e Kosovës. “Për çfarë kufijsh po flitet tani, për çfarë territori…. Jo, kjo nuk do të duhej lejuar në asnjë mënyrë, por këta janë gati të na tradhtojnë dhe t’i shesin edhe viktimat e luftës. Këta po punojnë dora-dorës me serbët, sepse po tregohen që nuk janë të zotët për ta qeverisur vendin. Këtu ka dallavere e pazare të mëdha vetëm e vetëm që ta shpëtojnë vetveten. Këta nuk mendojnë për popull as për shtet”, theksoi Obrazhda për “Kosova Sot”.

Frika nga vazhdimi i pazareve me Serbinë, nga të gjithë këta që janë në pushtet, pa dallim, ka edhe qytetari Nuhi Muliqi. “Këta po shihet që janë në gjendje për të dhënë edhe territor për Serbinë vetëm që të mos dalin nga karrigia në të cilën janë ulur dhe e kanë uzurpuar shtetin e pushtetin. Unë me të vërtetë nuk di sa çfarë mund të bëjmë ne si qytetarë edhe nëse i heqim këta nga pushteti, sepse secili që po vjen i njëjtë po na del, asnjë nuk po na del siç duhet, cilido që po vjen në pushtet njësoj sikur ai i kaluari po vazhdon për veti. Ishalla vjen krejt një klasë e re politike, e të rinjve, dhe i përzë këta hajna nga pushteti, se këta që i kemi provuar deri më tani nuk ka asgjë prej tyre”, u shpreh ai. “Po të kisha mundësi të gjithë do t’i largoja nga pushteti, prej të parit deri tek i fundit. Tri herë kam votuar për Ramush Haradinaj dhe tash po e shoh që kam gabuar, edhe për Isa Mustafën kam votuar, por njësoj doli që e kam gabuar, se spati gjë as prej tij, veç Hashimin nuk e kam votuar, se nuk e votoj kurrë’, tha Nuhi Muliqi për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)