Mobi Casa

Thaçi po i “konservon” paratë e pagave

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Hashim Thaçi i ka bërë llogarit për vitin 2014 sa i përket pagave. I pari i ekzekutivit, i ka ndarë veç 45 milionë euro nga buxheti i vitit të ardhshëm, për ta çuar fjalën e tij në vend. Edhe pse, sipas ekonomistëve, gjasat janë të vogla që të përmbushë pritjet e qytetarëve, në formën siç është hartuar buxheti, rritja e pagave mund të ndodhë për disa sektorë.

Tani pritet vetëm vendimi i kryeministrit Thaçi. Nëse ai fillon të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm, pagat mund të rriten deri në 10 për qind, e nëse nis nga gjysma e vitit 2014 rritja, sipas njohësve të ekonomisë, me këto para në dispozicion mund të shkojë maksimumi 10 për qind.

UBT

Ndërkaq, përfaqësuesit e partive opozitare janë më konservatorë në përllogaritje të rritjes që mund të ndodhë. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se maksimumi i rritjes mund të shkojnë në 7 për qind. Madje janë skeptikë që edhe kjo shifër mund të arrihet…(Tribuna).