KKVITI

Thaçi po e helmon Pavarësinë, populli ta ndalë presidentin e serbizuar

/ 23 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistë të politikës dhe qytetarët vlerësojnë se ideja e Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve realisht është një zhbërje e Pavarësisë së Kosovës dhe se tanimë edhe publikisht qëndrimi presidencial është ai ta fusë Kosovën në “kasaphanën e tij”.

“Pasi Hashim Thaçi & Co, si dhe agjentët e UDB-së, Baton Haxhiu & Co, nuk arritën që ta zhbënin Gjykatën Speciale, si kuislingë që janë, me mësimet e BIA-s, ata tani po futen në kompromiset më fatale për shtetin e Kosovës, duke ia falur “me gjakftohtësi” Serbisë, pas më tepër se 19 vjet në liri dhe 10 vjet shtet i pavarur, një të tretën e territorit të Kosovës. Po ashtu, duke u vënë tërësisht në shërbim të kryedjallit kuisling dhe duke kontestuar këta vetë shtetin e Kosovës, pavarësinë, sovranitetin, kufijtë, tërësinë territoriale, njohjet ndërkombëtare, si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të vitit 2010, për vërtetësinë e legjitimitetit të Pavarësisë së Kosovës, për të vënë në ankand për shitje Serbisë minierën e ‘Trepçës’, Liqenin e Ujmanit dhe majën strategjike të Kopaonikut…. që ndodhet në brendësi të territorit të Kosovës”, thotë analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot.

Analistë të politikës dhe qytetarët vlerësojnë se ideja e Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve realisht është një zhbërje e Pavarësisë së Kosovës dhe se tanimë edhe publikisht qëndrimi presidencial është ai ta fusë Kosovën në “kasaphanën e tij”.

Analistët dhe qytetarët pyesin se përse partitë politike në Kosovë, deputetët në Kuvendin e Kosovës, nuk i thonë STOP Hashim Thaçit dhe t`ia bëjnë me dije se ai mundet me fol vetëm në emër të pronave të shumta që i ka bërë me vëllezërit e familjarët e vet, por kurrsesi ta falë një të tretën e territorit të Kosovës për t’i shpëtuar ai Gjykatës Speciale për dyshimet me vepra penale. Së këndejmi nga njohësit e kësaj fushe vlerësohet se territori i Kosovës nuk është lëkura e gjarprit që Hashim Thaçi mund ta ndërrojë për çdo pranverë, apo edhe me shpesh varësisht nga kërkesat e orekset e Aleksandar Vuçiqit (Ujkut), si dhe këshillat e agjenteve të UDB-së e BIAas serbe, të cilëve po iu shërben me devotshmëri. Analistët vlerësojnë se loja me tërësinë territoriale është jo vetëm e rrezikshme, por edhe hapje e plagëve të reja e të vjetra për shtetin e Kosovës.

Sipas tyre, arsyeja e kësaj “kasaphane” të shtetit të Kosovës është pikërisht pasi që Hashim Thaçi&Co, si dhe agjentët e UDB-së, Baton Haxhiu&Co, nuk arritën të zhbëjnë Gjykatën Speciale, andaj tani si kuislingë që janë po futen në kompromiset më fatale për shtetin e Kosovës, duke ia falur “me gjakftohtësi” Serbisë pas mbi 19 vjet në liri dhe 10 vjet shtet i pavarur, një të tretën e territorit të Kosovës. Analistët po pyesin se si dhe përse po bëhen marrëveshjet dhe bisedimet në formën e pazareve dhe prapaskenat politike janë vënë në lëvizje, ndërkaq që vetë Hashim Thaçi&Co janë vënë në shërbim të kryedjallit kuisling, pra ia kontestojnë shtetit pavarësinë, sovranitetin, kufijtë, tërësinë territoriale, njohjet ndërkombëtare, por në agjendë politike është humbja e Kombinatit ” Trepça”, por dhe e Liqenit të Ujmanit. Sipas analistëve, Hashim Thaçi, ia ka futur dy këmbët në një këpucë edhe Kadri Veselit, kur tanimë Veseli po e përkrah edhe publikisht Hashim Thaçin dhe të dytë me dy duart po ia japin Mitrovicën e premtuar Serbisë. Pyetjet që shtrojnë analistët janë se përse opozita, por edhe populli po e lejojnë Hashim Thaçin që ta rrezikojnë qenien e shtetit të Kosovës si dhe a duhet me ia lejuar populli Hashim Thaçit ta shkatërrojë shtetin e Kosovës dhe të godasë përkrahjen e mbështetjen e palëkundur të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe SHBA-ve, vetëm pasi që ai po do ta shpëtojë veten dhe klanin “Pronto”, të instaluar në të gjitha institucionet e shtetit të kapur të Kosovës?!

ZEQA: THAÇI ËSHTË FUTUR NË RRUGËN NJËKAHËSHE PËR TË SHPËTUAR VETEN DHE KLANIN ‘PRONTO’!
Analisti Florim Zeqa për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se shihet qartë se presidenti Thaçi, është futur në rrugën njëkahëshe (Senso Unico), ku për të shpëtuar vetën dhe klanin ‘Pronto’, ka vendosur të sfidojë edhe përkrahësit e palëkundur të shtetit të Kosovës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Amerikën, duke anashkaluar me këtë rast të gjitha subjektet politike dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës. “Në fakt ideja e Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve, i kontribuuan idesë dhe planeve të Vuçiqit për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës, ide e cila është duke e dërguar Kosovën drejt një “kasaphane” të re, si vazhdim i tragjikomedisë së vjetër serbomadhe për shfarosjen e shqiptarëve. Me përjashtime të vogla, partitë politike dhe deputetët shqiptar nuk janë në gjendje t’i thonë stop Hashim Thaçit, përkatësisht idesë vrastare të kinse shkëmbimit të territoreve, për shkakun e implikimit të tyre në aferat korruptive dhe kriminale së bashku me Hashim Thaçin. Sjellja si mbret e presidentit Thaçi dhe heshtja e subjekteve politike lenë për të kuptuar se kjo klasë politike tërësisht e inkriminuar (pozitë dhe opozitë) të qëndrojnë të strukur në lëvozhgën e tyre deri në shkatërrimin e plotë të shtetit”, u shpreh ai. “Mbetet i pajustifikueshëm mosreagimi i popullatës shqiptare të Kosovës, në një situatë të tillë, kur presidenti pa konsensus nacional dhe pa asnjë mbështetje vendore dhe ndërkombëtare luan me kufijtë e vendit, në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, thuajse e tërë Kosova është pronë e tij, ashtu siç i ka përvetësuar prona të shumta me vëllezërit e familjarët e vet, por kurrsesi nuk duhet lejuar Hashim Thaçin ta falë një të tretën e territorit të Kosovës për interesat e tij personale, gjegjësisht të shpëtuar nga Gjykata Speciale për dyshimet me vepra penale. Kjo ngase nuk është territori i Kosovës sikurse lëkura e gjarprit, që Hashim Thaçi mund ta ndërrojë për çdo pranverë, apo edhe me shpesh varësisht nga kërkesat e orekset e Aleksandar Vuçiqit (Ujkut), si dhe këshillat e agjentëve të UDB-së e BIA-as serbe, të cilëve po iu shërben me devotshmëri e besnikëri mercenari! Pasi Hashim Thaçi &Co, si dhe agjentët e UDB-së, Baton Haxhiu & Co, nuk arritën që të zhbëjnë Gjykatën Speciale, si kuisling të përbetuar që janë, po futen në kompromiset më fatale për shtetin e Kosovës, duke ia falë “me gjakftohtësi” Serbisë pas mbi 19 vite në liri dhe 10 vite shtet i pavarur, një të tretën e territorit të Kosovës. Kjo qasje e rrezikshme dhe me pasoja të tepër të dëmshme për vendin, është hapje e plagëve të reja e të vjetra për shtetin e Kosovës”, vlerësoi Zeqa. “Përveç prishjes së raporteve me miqtë ndërkombëtarë, Kosovës ia konteston Pavarësinë, sovranitetin, kufijtë, tërësinë territoriale, njohjet ndërkombëtare, por mbi të gjitha humbja e kombinatit ‘Trepça’ dhe Liqenit të Ujmanit është një humbje e shpirtit të Kosovës. Për fat të keq, ditëve të fundit argat i vyeshëm i Vuçiqit është bërë edhe Kadri Veseli, të cilit dy këmbët në një këpucë ia ka vënë Hashim Thaçi, të cilin po e përkrah fuqishëm në dhënien e Mitrovicës shtetit të Serbisë, mbase ky, një premtim i kamotshëm i tyre”, u shpreh Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Zemaj: LDK-ja nuk do të lejojë që Thaçi dhe Vuçiqi të bëjnë pazar me territorin e Kosovës
Deputeti Armend Zemaj për gazetën “Kosova Sot”, thotë se lidhur me bisedimet që po i bën Hashim Thaçi me palën serbe LDK-ja do të dalë para mediave në një konferencë për media ditën e martë.”Ndërsa për sot për temën që po e trajtoni si medium nuk kam çfarë them më shumë veç saj që është thënë sot në komunikatën tonë që e kemi dhënë për mediat “, u shpreh ai. “LDK-ja nuk do të lejojë që Thaçi dhe Vuçiqi të bëjnë pazar me territorin e Kosovës. Kosova është një dhe e pandashme. Territori i Kosovës nuk mund të nxirret në pazar. Presidenti Thaçi duhet të ndalet. Presidenti Thaçi nuk ka mandat kushtetues për veprimet të tilla. Negociatat për territorin e Kosovës janë kundër kushtetuese dhe kushdo që hynë në lojëra të tilla do të bartë pasojat kushtetuese dhe politike. Ne të bashkërendojmë veprimet në Kuvend për të penguar vënien në pikëpyetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga Presidenti i vendit. LDK-ja do të refuzojë çdo marrëveshje që bëhet pa mandat të Kuvendit dhe pa pajtueshmëri të gjerë të forcave relevante politike dhe të qytetarëve”, theksoi ai.

Shpëtimi në duart e deputetëve Analisti i integrimeve evropiane, Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot” thotë se korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë pjesë e marrëveshjes finale në mes të dy shteteve, të radhës mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet më 7 shtator të këtij viti. “Një korrigjimi i kufijve sipas modelit të tanishëm të Thaçit është realisht zhbërje e Pavarësisë së Kosovës, ku nga kjo marrëveshje mund të ketë humbje të mëdha për Kosovën dhe e shtetin në tërësi dhe në çdo aspekt rezultonte që Kosova të humbë edhe veriun e Mitrovicës e të mos marrë asgjë në këtë shkëmbim nga ky plan ogurzi për shtetin dhe shoqërinë e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai. “Tani shpëtimin Kosova do ta ketë tek deputetët e Kuvendit të Kosovës, ku do ta ndalin presidentin e Kosovës, i cili është i paautorizuar për të udhëhequr dialogun me Serbinë, ngase presidenti decidivisht nga amullia e tij politike dhe historike për Serbinë hoqi të gjitha vijat e kuqe në tavolinën e dialogut me kontestuesit e shtetësisë sonë, ku secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit kushtetues dhe secili krahasim me shtetësinë e Palestinës përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ngase kombinati “Trepça” dhe Liqeni dhe Hidrocentrali i Ujmanit janë të një rëndësie strategjike e politikës së Serbisë së kamotshme dhe tani një luftëtarë t’i vërë në tavolinë për shkëmbin në Kosovë do të ketë një kasaphane, sepse qytetari, i cili çdoherë ishte dhe do mbetet stoik kur është kushtrimi i atdheut, ku kjo pjesë është një strategji për ekzistimin dhe të ardhmen e popullit serb në Kosovë dhe më gjerë, kurse politika dhe shumë subjekte politike këto i kanë marrë si përpjekje për ta realizuar qëllimin politik”, vlerësoi Hertica.

BADALLAJ: HASHIMI I BROJËS, KY MATRAPAZ DHE DILENXHI, DREJTOHET NGA TIMONIERI I UDB-SË SERBE, KËLYSHI I JOVICA STANISHIQIT DHE HAJNI BATON FAZLI HAXHIU!

Ndërsa analisti Reshat Badallaj-Zhuriani, për gazetën “Kosova Sot”, tha se qëllimet djallëzore të Hashimit të Brojës që të sakatojë Kosovën ashtu-ashtu të përgjakur duhet ndalur sa më parë, sepse janë për interesa personale.”Duhet treguar njëherë e mirë se Kosova nuk është plaçkë e Brojës për ta shitur në pazar. Ky matrapaz dhe dilenxhi mund të japë vetëm tokën e babës së tij. Nga askush nuk ka mandat, fjalën e kam se nuk ka mandat nga populli, qëllimisht nuk po them nga Kuvendi ose nga Qeveria, sepse janë të gjithë banditë shkuar banditëve, janë hajna, matrapazë dhe vagabondë. Ta zëmë a e di ai kuvend rrugaçësh e banditësh, se nga kush e marrin rrogën, kjo kope vagabondësh që janë ulur në ato fotele të buta e që rrogën e marrin nga taksapaguesit, nga kush e kanë marrë votën dhe përse”, u shpreh ai.”Këta nuk kanë dhe kurrë nuk kanë pasur qëllim shtetëror për të mbrojtur atë dhe kushtetutën, por këta banda me banditë qëllim kryesor e kanë pasur dhe e kanë sot e kësaj dite se si ta kapin pushtetin dhe pastaj t´i kenë duart e lira për të vjedhur deri në palcë”, tha analisti Badallaj-Zhuriani.

Eco Higjiena

Ai pyet se përse po heshtin politikanët edhe për pronat e uzurpuara nga familja e këtij matrapazi me gurëthyes e shumë tjerë dhe tani mundohet të japë gjithçka vetëm që të shpëtojë lëkuren e tij nga Gjykata Speciale. “Hashimi i Brojës, ky matrapaz dhe dilenxhi, drejtohet nga timonieri i UDB-së serbe, këlyshi i Jovica Stanishiqt dhe hajni Baton Fazli Haxhiu, mësiti i Aleksandar Vuçiqit dhe urdhrat këta i zbatojnë me përpikëri. Këta janë merimanga e zezë antishtetërore dhe antikombëtare. Po i lëmë bandat politike, po ku janë ata që po e quajnë veten veteranët e luftës? Përse heshtin kinse nuk është duke ndodhur gjë, kur për këtë rrezik permanent dhe shumë të rrezikshëm pos miqve tanë flasin dhe nuk pajtohen edhe shumë shtete të fuqishme të botës. Po guxuan dhe e shitën këta tradhtarë të sojit të Toptanëve dhe të Zogollëve dhe e dhanë “Trepçën” dhe Liqenin e Ujmanit, a e kanë parasysh se çfarë pasoja do të ketë Kosova”, ka thënë Badallaj-Zhuriani. Gazetari i ka dërguar pyetje edhe Baton Haxhiut, por ai nuk ka kthyer përgjigje. “Ç´është e vërteta, nuk më habit heshtja e bandave politike, Kuvendi rrugaçësh e vagabondësh, Qeveria kuisilinge dhe banditësh, por habitem në dy gjera shumë të rëndësishme: përse nuk ngrihet populli në protesta të fuqishme gjithëpopullore dhe përse heshtin qytetarët shqiptarë që jetojnë në atë pjesë dhe që i kanë pronat e tyre?”, thotë Reshat Badallaj-Zhuriani për “Kosova Sot”.

KELMENDI: THAÇI KA 10 E MË SHUMË VJET QË PO LUAN ME REPUBLIKËN
Ndërsa eksperti i fushës së drejtësisë dhe njëherësh ligjërues universitar, Muhamet Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot” thotë se Kosova ka luftuar dhe është angazhuar kryesisht për shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës. Mirë a keq, ndonëse jo në mënyrë adekuate, me vullnetin e popullit u bë ky vend Republikë Parlamentare. “Mbi atë dhe për atë u nxjerr edhe Kushtetuta e Kosovës dhe shumë ligje e norma juridike. Tash dhe mbi këtë edhe në mënyrë injoruese dhe shumë e dëmshme shkatërrimi i Republikës. Këtë e them për dy fakte 1. Me ndërrim të territoreve ndikon dukshëm aktin e tillë në shtet. 2. Mund të ndikohet gjithashtu edhe në shkatërrimin e Republikës. Por, përkundër kësaj, janë disa çështje shumë domethënëse. Të marrim se jam për ndërrim! Pyetja shtrohet se çka jep Kosova dhe çka merr Kosova. Sepse edhe atë që e merr Kosova është e Kosovës dhe edhe atë që mund ta japë është e Kosovës. Por, çka jepet?”, pyet ai. Sipas Kelmendit, Thaçit duhet thënë qartë se me Liqenin e Ujmanit, me Mitrovicën dhe me Kombinatin ” Trepçë”, nuk lejohet asnjë lojë. “Këto tri hapësira janë jetike për Kosovën dhe janë të lidhura si mishi me kockën me Republikën. Njëherësh çka merr Kosova. Lugina është një territor i gjerë. Hapësira e saj është rreth 1.500 kilometra katrore. Krejt ky territor ishte i Kosovës dhe iu mor me dhunë Kosovës nga Serbia dhe Jugosllavia pas Luftës së Dytë Botërore. I thashë këto me qëllim për të qenë të qartë se ku do të shkojë Thaçi. Këto territore kanë qenë të Kosovës dhe këtu nuk mendoj se populli do të pajtohet. Populli! Një thënie shumë e madhe, por edhe e papërcaktuar. Është lodhur shumë populli shqiptar. Është dërmuar nga dhuna, uria dhe gjendja e rëndë e tij. Por, nuk mendoj se aq lehtë do të lejojnë Thaçin të luajë”, theksoi Kelmendi. “Natyrisht, se Thaçi ka 10 e më shumë vjet që po luan me Republikën. Janë me dhjetëra marrëveshje shkatërrimtare për shtet. Është po ashtu z. Thaçi që me Francën e krijuan veriun e Kosovës. Është Thaçi që bëri amnistimin e kriminelëve dhe krijoi polici, gjykata e organe serbe të pavarura. Për atë e ndërtoi me Vuçiqin edhe Listën Serbe. Në kuadër të kësaj ka mjaft fakte kriminale të tij dhe të Isa Mustafës. Kryesisht dy partitë janë shkaktare dhe shkatërrimtare të Republikës. Sa do të lejohet! Krejt varet nga angazhimi ynë dhe manifestimet e popullit. Pa atë nuk ndalet Thaçi. S’ka mekanizëm që mund ta ndali”, ka vijuar më tutje ai.

Kelmendi foli edhe për atë se ku qëndron klani “Pronto”, duke thënë se ai e ka pushtetin. “Ai klan është i ashpër dhe i lidhur me organet e shtetit.”Pronto” kontrollon policinë, prokurorinë, gjykatat, tri pushtetet dhe tërësisht ekonominë në Kosovë. Këtë me çështjet e theksuara dhe që po i ndërmerr Thaçi do të forcohet. Me planin e tashëm për korrigjim të kufijve i jepet fund me marrëveshje përgjegjësive penale dhe krimit të bërë mbi popullin tonë dhe krijohet gjendja që tërësisht të legalizohet ekonomia dhe prona në Kosovë. Me atë mbërrijmë të gjendja që pjesa e Kosovës së mbetur mos të funksionojë si shtet. Natyrisht se kjo do të varet se çka merr e çka jep Kosova sipas Thaçit”, u shpreh ai. “Nëse shkon tërësisht veriu i vendit humbet Republika. Krijohet jo funksionaliteti i shtetit dhe brenda vendit krijohet territore serbe sikundër janë kishat dhe qytet shtetet serbe. Pra, duhet kujdes dhe angazhim për të ndalur këtë të keqe. E këtë e ndal vetëm populli i Kosovës”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

KELMENDI: THAÇI PO THELLOHET PËRDITË E MË SHUMË NË LOJËRAT E RREZIKSHME TË POLITIKËS SERBE TË BEOGRADIT PËR NDARJEN E KOSOVËS

Kurse analisti politik Naim Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”, thotë se në të vërtetë Hashim Thaçi po thellohet përditë e më shumë në lojërat e rrezikshme të politikës serbe të Beogradit për ndarjen e Kosovës dhe nuk po ndalet në pazaret e tij, duke proklamuar ide e projekte të rrezikshme për Kosovën, duke ia rrezikuar kështu sovranitetin shtetit të Kosovës, pavarësinë, tërësinë territoriale, pastaj njohjet ndërkombëtare.”Çdo ndryshim kufijsh në Ballkan do të jetë hapje e ‘Kutisë së Pandorës’… Hashim Thaçi është kthyer në një zëdhënës të politikës serbe për ndarjen e Kosovës dhe atë me çdo kusht dhe këtë e deklarojë në Samitin e Austrisë, kështu që menjëherë pas fjalës së tij ishte shumë indikative edhe thënia e Vuçiqit: “Mos të mendojë kush se Serbia do ta njohë Kosovën pa fituar diçka, kjo s’do të ndodhë edhe 100 vjet”. Kjo thënie është sinjal edhe për BE-në se Serbia pas tërë asaj çka ka bërë në Kosovë nuk ka ndryshuar asgjë në politikën e saj fashiste ndaj Kosovës, dhe këtë po e thotë hapur dhe këtë “fitore të diçkaje” po ia shpëton Hashim Thaçi, duke kërkuar tashmë edhe nga ndërkombëtarët që ta mbështesin këtë ndërmarrje të tij, e që në të vërtetë çdo ndërmarrje për shkëmbim territoresh siç po reklamon ai nënkupton marrjen e veriut të Mitrovicës deri te Ura e Ibrit, e me këtë edhe Liqenin e Ujmanit dhe një pjesë të ‘Trepçës’, ndërsa Serbia do t’i jepte Kosovës Preshevën e asgjë më shumë…, kjo do të nënkuptonte pastaj rebelim gjithandej dhe kështu Serbia do të kishte justifikim për ta nxjerrë ushtrinë në vijën kufitare deri në Ibër”, u shpreh ai.”Këta janë skenarë serbë për ndarjen e Kosovës, të cilët po i shtyn përpara Hashim Thaçi në emër të dialogut me Serbinë! Ndaj nuk i kuptoj assesi subjektet politike në pozitë e opozitë që po tregohen miope me vetëdije o pa të, ngase duhet ta ndalojnë Hashim Thaçin në ndërmarrjet e tij të rrezikshme dhe të dëmshme për Kosovën”, potencoi më tej Kelmendi.

Qytetarët kërkojnë ndaljen e aventurës presidenciale Qytetarët janë të zhgënjyer tej mase nga pazaret e Hashim Thaçit që po i bën me territorin e Kosovës. Andaj, sipas qytetarëve, ideja e Hashim Thaçit për korrigjimin e kufijve realisht është një zhbërje e Pavarësisë së Kosovës dhe se tanimë edhe publikisht qëndrimi i Hashim Thaçit është që ai ta fusë Kosovën në “kasaphanën e tij”. Por qytetarët pyesin se përse partitë politike në Kosovë, deputetët në Kuvendin e Kosovës, nuk i thonë stop Hashim Thaçit në aventurën e tij.

Lidhur me çështjen që trajtohet, qytetari nga Prishtina, Nuhi Salihu, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se ideja e fundit e Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh është vetëm një blof i radhës i tij që në vazhdimësi po bën afera të tilla, njëherë me demarkacionin e më pas ndërrimin e kufijve, pasi që ai ka dhënë pëlqimin për formimin e ‘Zajednicës’ që populli ynë nuk duhet të lejojë që të ndodhë në Kosovë. “Të gjithë këta poteza Thaçi po i bën për ta shpëtuar lëkurën e vet nga Gjykata Speciale dhe të gjitha të këqijat që ia ka bërë Kosovës nga paslufta e deri më sot. Sepse Hashim Thaçi ka bërë shumë të këqija ndaj këto blofe të Hashim Thaçit që po i bëjnë bashkë më Vuçiqin po ju ndihmojnë njëri tjetrit që ata të mbesin në pushtet në vendet respektive”, vlerësoi ai.

Ndërsa për heshtjen e deputetëve dhe të qytetarëve ndaj veprimeve të Hashim Thaçit, qytetari Salihu, thotë se kjo po ndodh, ngase të gjitha partitë politike në Kuvend janë të përfshira në afera, përveç Lëvizjes ‘Vetëvendosje’. “Dhe derisa në Kuvend të jetë LDK-ja në atë numër deputetësh, Hashim Thaçi nuk do të bie nga pushteti. Ngase LDK-ja e shikon vetëm interesin e tyre dhe kjo është arsyeja se përse janë pasivë LDK-ja, sepse dihet botërisht se LDKja e shikon vetëm interesin e vet. Kurse partitë tjera janë të vogla dhe nuk çojnë peshë. Dhe, sikur Lëvizja ‘Vetëvendosje’ do ta kishte edhe përkrahjen e LDK-së, do të ishin rregulluar shumë gjëra për të mirën e Kosovës, por edhe do të mund të rrëzohej Hashim Thaçi nga pushteti”, theksoi Salihu. Ndërsa qytetari tjetër nga Prishtina, Sejdi Halimi, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se do të jetë një padrejtësi e madhe nëse bëhet korrigjimi i kufijve të Kosovës. “Me një vendim të tillë Pavarësia e Kosovës vetëm sa po zhvlerësohet. Andaj kufijtë e tashëm nuk duhet që të preken. Madje kësi mendimi e ka edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ndaj edhe unë mendoj se kufijtë e tashëm nuk duhet ndryshuar. Unë nuk i di qëllimet e Hashim Thaçit se a po e bën këtë për ta shpëtuar lëkurën e tij nga Gjykata Speciale apo për diç tjetër, por unë e di se kufijtë e Kosovës në asnjë mënyrë nuk duhet të preken e të ndryshohen. Ndoshta do të formohet ‘Zajednica’, por kufijtë nuk duhet ndryshuar në asnjë mënyrë”, theksoi ai. Ndërsa për heshtjen e spektrit politik dhe të deputetëve ndaj sjelljes së Hashim Thaçit, qytetari Halimi thotë se si duket këtu janë në pyetje interesat e tyre politike, ndonëse disa parti janë kundër Hashim Thaçit. “Ndërsa ato parti politike që e përkrahin Thaçin, mendoj se e kanë gabim, sepse Pavarësia e Kosovës është një ëndërr dy shekullore e shqiptarëve, kurse tash të ndahet territori i Kosovës, kjo nuk ka kuptim fare. Andaj i mbetet si detyrë urgjente Kuvendit të Kosovës që të jetë shumë më këmbëngulës kundër synimeve të Hashim Thaçit”, vlerësoi më tej Halimi.

(Kosova Sot)