ARKATANA

Thaçi: Po bëjmë përpjekje për marrëveshje paqësore me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion me deputetë të Parlamentit të Austrisë, të kryesuar nga Stefan Schnöll.

Presidenti Thaçi dhe deputetët austriakë kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për liberalizimin e vizave, për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve të Kosovës dhe rajonit në Bashkimin Evropian.

“Ne po bëjmë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje paqësore me palën serbe në Bruksel. Është shumë vështirë të gjejmë kompromis, por nuk është e pamundshme. Ky kompromis duhet të arrihet për hir të paqes, stabilitetit dhe së ardhmes së përbashkët euroatlantike të qytetarëve dhe vendeve tona”, ka thënë Thaçi.

Uji Dea

Në anën tjetër, edhe deputetët e parlamentit austriak theksuan se vetëm përmes dialogut dhe vizionit evropian mund të forcohet paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Thaçi i falënderoi deputetët austriakë për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, duke shtuar se falë përkrahjes së shteteve mike të Kosovës, qytetarët tanë së shpejti do të lëvizin pa viza, të lirë në zonën Shengen, ku do të ndjehen të barabartë me të gjithë brenda familjes së madhe evropiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.