FIDANISHTJA

Sulmet e sinkronizuara ndaj LDK-së, nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Janë sulme që për target pështyme kanë, merreni me mend, partinë e vendit të tretë. Ne, sërish, për të satën herë nga vendi i tretë – siç na kujtojnë këta si të parëndësishëm – jemi fajtorët kryesorë për secilën gjë në këtë vend. Në këto sulme të paramenduara e në sinkron, janë bërë bashkë kundërshtarët e rinj e të vjetër të Lidhjes; dhe gjithë ata që ndjejnë se kanë humbur hapin me hapjen e madhe që në LDK ka ndodhë, po ndodhë dhe do të ndodhë ka shkruar Lumir Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Të dashur mbështetës dhe qytetarë të lirë,

Sulmet e sinkronizuara ndaj LDK-së, të nisura që nga përfundimi i zgjedhjeve, nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme. Ato rikulmuan dhe sonte, në sinkron!

Fundamenti

Janë sulme që për target pështyme kanë, merreni me mend, partinë e vendit të tretë. Ne, sërish, për të satën herë nga vendi i tretë – siç na kujtojnë këta si të parëndësishëm – jemi fajtorët kryesorë për secilën gjë në këtë vend. Në këto sulme të paramenduara e në sinkron, janë bërë bashkë kundërshtarët e rinj e të vjetër të Lidhjes; dhe gjithë ata që ndjejnë se kanë humbur hapin me hapjen e madhe që në LDK ka ndodhë, po ndodhë dhe do të ndodhë.

Nga njëra anë, nga njëra palë, na thuhet se jemi të kapur nga bizneset oligarke, prandaj s’kemi nga t’ia mbajmë. Ani pse ja që po ja mbajmë! Për veten dhe gjithë ata mbështetës tanë. Zëri i tyre është i vetmi që sot na drejton!

Nga ana tjetër, nga pala tjetër, na thuhet se jemi shërbëtorë të pushtetit, prandaj dhe po i lëmë të qeverisin. Ani pse, nuk shkojmë me ta, s’flasim me ta, s’bashkëpunojmë me ta!

E vërteta është e thjeshtë. Krejt e thjeshtë dhe e drejtë! LDK po qëndron për veten; dhe nëpërmjet vetes dhe për Republikën. E sepse po qëndron si e tillë, edhe po sulmohet nga të tjerët.
S’janë mësuar të na shohin kështu.
Nuk e pranojnë kështu!
Prandaj janë bashkë si një kundër LDK-së!
Duan ta thyejnë, ta ligin, ta bëjnë të dorëzohet, dhe kështu nënshtrohet!
Rrini të qetë.
Nuk do të ndodhë!
Sa për informim, temat e brendshme janë diskutuar tashmë në Kryesi. LDK i beson institucioneve tona në çdo drejtim; dhe në këtë drejtim. Ne nuk bëjmë as prokurorinë e as gjyqësinë. LDK i ka besuar institucioneve tona edhe kur ka fituar në tri nivele betejën e tentim anulimit të votave tona me partinë në pushtet. Tri fitore në tri nivele – sepse vota jonë është e shenjtë dhe e drejtë! Prandaj dhe fitorja ligjore. Nga opozita, nga vendi i tretë, nga pozicioni i sulmuar nga të giithë përnjëherë! E drejta megjithatë triumfon!
Dhe sado të padrejta që i shihni këto sulme, u them të duroni. Të duroni sepse ato marrin përgjigje me kohë. Rritja jonë ka prishur shumë llogari. Ajo projekton të ardhme të mirë; dhe natyrisht frikë tek ata që se durojnë këtë projektim.
Rrini të qetë!
LDK është e fortë, unike e përtrirë!
Kurrë më bashkë se sa sot!
Zërat e shtetrur nuk e lëkundin më!
Kthim prapa nuk ka më! Nuk ka kthim në pragun e shuarjes! Po rritemi, më shumë e më shpejtë se secili!
Dorëzim para presionit nuk ndodhë më! Do ta mbrojë, me gjithë qenien time, me gjithë forcën e bashkëpunëtorëve të mi, me gjithë vullnetin e lirë të veprimtarëve e qytetarëve që i kemi pas! Plot 171 mijë. Po rritemi! Më shumë se çdo kush tjetër; do të rritemi më shpejtë se çdo kush!
Këtë LDK tashmë e keni!
Këtë LDK do ta keni!
Dritë do të ketë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.