Thaçi për Gjykatën Speciale: Kosova do i kryejë obligimet e veta në përpikëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sa i përket Gjykatës Speciale ka thënë se Kosova tashmë ka marrë obligimet e veta dhe se do i kryej deri në fund.
Këtë ai e tha gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku edhe po mban një fjalim për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Edhe sa i përket Gjykatës Speciale, ani pse pa të drejtë historikisht, Kosova ka marrë obligimet e veta dhe do i kryejë në përpikëri me marrëveshjet që kemi arritur. Ky vendim është bërë për të ruajtur partneritetin strategjik me ndërkombëtarët”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/