GRANDEMALL

Thaçi: Pa shërimin e të kaluarës, nuk mund të ndërtohet e ardhmja

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

“Ndasitë dhe frika që ka shkaktuar lufta ende janë gjallë”, ka thënë Thaçi.

Në takimin e dytë konsultativ të Komisionit për Pajtimin dhe të Vërtetën, presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha se ende ka hendek mes komuniteteve në Kosovë.

“Ndasitë dhe frika që ka shkaktuar lufta ende janë gjallë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi theksoi se shoqëria kosovare nuk mund ta ndërtojë të ardhme më të mirë nëse mbetet peng i së kaluarës.

FITORJA

Presidenti shtoi se takimi me familjarët e të pagjeturve të të gjitha komuniteteve ka qenë takim i rëndësishëm për të, duke thënë se ka insistuar që çështja e të pagjeturve të ngritët edhe në takimet në Bruksel, transmeton Telegrafi.

Kreu i shtetit tha se synimi i këtij komisioni është e vërteta, e cila shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja.

Thaçi tha se komisioni nuk është zëvendësim i drejtësisë por mund ta ndihmojë drejtësinë dhe ndëshkimin e krimit. Ai tha se e vërteta do të zbulohet për të gjithë sado e hidhur mund të jetë ajo./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.