UBT

Thaçi: Opozita po përdor modelin rus, keqardhje për Haradinajn e Limajn

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ngjarjet që ndodhën mbrëmë në Kuvendin e Kosovës i ka komentuar edhe lideri i PDK’së Hashim Thaçi. Ajo çka u pas siç tha ai mund të jetë e pritshme nga ata që sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës po e ndjekin modelin rus që së fundi është instaluar në disa vende të rajonit. Megjithatë Ministri i Jashtëm tha se Kosova nuk do të lejojë rryma të tilla.

Duke qenë i bindur se situate do të qetësohet Thaçi hoqi dilemat për ata që mendojnë për zgjedhje të jashtëzakonshme si formë për të arritur në pushtet.

“Nuk do të lejojmë që në Kosovë të realizohet projekti i shërbimeve ruse për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tani kemi një reagim sinkronizuar edhe në Kosovë për ta destabilizuar Kosovën kështu që kjo lëvizje anti-europiane dhe anti-euroatlantike nuk do të ngadhnjejnë në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim në Kosovë”, tha Thaçi për RTK’në.

Ai u shpreh i habitur se si këtij modeli që ai e quan rus, iu bashkuan dy partitë tjera AAK dhe NISMA.

Uji Dea

“Më vjen keq prej z. Haradinaj dhe z.Limaj por kanë ra në një grackë që është përgatitur nga të tjerët në këtë rrethan politike se për atë tjetrin gjithë populli i Kosovës e din si vepron dhe kush e mbështet dhe kush e ideon planin e tyre për destabilizimin e Kosovës”, tha Thaçi.

Këto lëvizje sipas Thaçi nuk e lëkundin koalicionin por ai është i shqetësuar me mesazhin që po i dërgohet botës me këto veprime.

Përdorimi i gazit dhe formave të tjera në Kuvend sipas Thaçit është përpjekje opozitare për të ardhur në pushtet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.