Uji Dea

Thaçi nxit ndryshime kushtetuese për KQZ-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) konsideron se ideja e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Andaj, sipas LDK-së, një ide e tillë është e parealizueshme.

Në takimin e fundit të liderëve politikë për ndryshimin e Reformës Zgjedhore, kryeministri Thaçi ka propozuar që përbërja anëtareve të KQZ-së të jenë 70 për qind opozitë, 20 për qind pozitë dhe pjesa tjetër të jetë për pakicat dhe shoqërinë civile.

FIDANISHTJA

Mirëpo kjo ide, sipas ish-kryetarit të komisionit për Reformë Zgjedhore nga radhët e LDK-së, Haki Demolli, nuk mund të jetësohet, pasi Kushtetuta parasheh kritere tjera. Në radhë të parë, sipas tij, pengesë për t’u realizuar kjo ide mund të paraqesin minoritetet pakicë të përfaqësuesve në Kuvend të Kosovës.

“Kjo ide nuk mund të realizohet pa e ndryshuar Kushtetutën për arsye se, sipas këtij akti juridik, tani për tani parashihet që 40 për qind të pozitave në KQZ të jenë për minoritetet. Tash a do ta pranojnë minoritetet një gjë të tillë kur dihet se ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pa 2/3 e minoriteteve, kjo gjë është vështirë të ndodhë. Prandaj mendoj se është e vështirë për t’u realizuar dhe të jetë e zbatueshme në momentin konkret”, ka thënë Demolli.(tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.