Uji Dea

Thaçi nuk dorëzohet para skandaleve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aferat korruptive, epiteti i qeverisë së hajnave, përplasjet brenda PDK=së, përgjimët e fundit skandaloze nuk do të ndikojnë që kryeministri Hashim Thaçi të tërhiqet nga pozita aktuale dje të marrë drejtimin e Presidencës.

Pavarësisht se ditëve të fundit është folur shumë për mundësinë e ndryshimeve në qeveri, me hyrjen n koalicion të dy partive të dala nga lufta, PDK-së dhe AAK-së me kusht që Ramush Haradinaj të marrë “timonin” e qeverisë, analistët politikë konsiderojnë se nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Njohësi i rrethanave politike Avni Zogiani thotë se të gjitha pohimet për një koalicion të mundshëm në mes të PDK-së dhe AAK-së, kanë qenë thjesht një trik.
“Është menduar se me kthimin e Ramush Haradinajt nga Tribunali i Hagës, opozita në Kosovë do të jetë më e fortë. Prandaj ky ka qenë një trik për ofrimin e AAK-së, sepse partia e kryeministrit Thaçi asnjëherë nuk ka deklaruar se do të arihet ndonjë marrëveshje për pozitën e kryeministrit, sikurse as nuk e ka mohuar” thotë Zogiani për “Zëri”.

GRANDEMALL

Edhe njohësi tjetër politik Nexhmedin Spahiu, thotë se të gjitha skandalet në qeverinë e kryeministrit kosovar janë rezultat normal i një pune të përgjegjshme të qeverisjes në vend.

“Nuk besoj se kryeministri do të lëshojë këtë pozitë, të paktën derisa të përfundojnë bisedimet me Serbinë”, thotë Spahiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.