Hidromorava

Thaçi: Nëse presidenti zgjidhet nga qytetarët, do të rikandidohem

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se do të punojë që t’i shërbejë të gjitha qytetarëve të Kosovës, pa dallime.

Thaçi ka thënë se ka qenë dhe është që presidenti i vendit të zgjidhet përmes votës se qytetarëve, dhe se sipas tij, çështja e parë për të cilin do të mund të diskutonte më spektrin politik është që të krijoheshin rrethanat që presidenti i ardhshëm i Kosovës, të zgjidhet direkt nga populli, transmeton Telegrafi.

“Kosova duhet ta ruaj sistemin parlamentar, sepse konsideroj se nuk është e shëndetshme për demokracinë që pushteti të koncentrohet te një individ. Këtë sistem zgjedhor nuk e ka përcaktuar një lider i vetëm, por të gjithë bashkërisht”, ka shtuar ai.

Derisa, i pyetur nëse, pas përfundimit të mandatit të tij si president, do të rikandidojë për këtë pozitë, ai ka theksuar se këtë do ta bënte nëse presidenti do të votohej nga qytetarët. /Telegrafi/

Thaçi beson se largimi i tij nuk do ta dobësojë PDK-në

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se beson që mungesa e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk do të ndikojë që kjo parti të ketë humbje të elektoratit.

Thaçi ka thënë se ai e njeh shumë mirë lidershipin e PDK-së, duke shtuar se bashkëpartiakët e tij kanë filozofi udhëheqëse dhe shtetndërtuese.

ARKATANA

“Brenda PDK-së ka një tolerancë të debatit partiak, ka një aftësi udhëheqëse lidershipi, që më herët iu ka munguar partive tjera politike. Unë shoh që PDK-së i është hapur një mundësi e re të cilën besoj se ky lidership do ta shfrytëzoj maksimalisht në shërbim të vendit. Nga puna dhe angazhimi i lidershipit të ri varet gjithçka. Me mundësinë edhe energjinë e re, mund të shtohet numri i votave. PDK nuk ka qenë parti e liderit ose pronë private e kryetarit”, ka shtuar ai.

Thaçi ka konfirmuar edhe njëherë se nuk do të kthehet më në ish-partinë e tij, duke shtuar se “në asnjë rrethanë nuk i shkon ndërmend themelimi i ndonjë partie të re dhe kthimi në ekzekutiv”./Telegrafi/

Thaçi: Kam marrë urime edhe nga opozita

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi në një intervistë që po e zhvillon në RTV Dukagjini ka thënë se pas zgjedhjes president ka marrë urime edhe nga deputetët e opozitës.

Ai ka përsëritur kërkesën për dialog mes palëve, transmeton Telegrafi.

Thaçi ka thënë se opozita ka bërë mirë që e ka dërguar në Kushtetuese zgjedhjen e tij president nëse kanë menduar se ka elemente për Gjykatë.

Sipas tij është mirë që të qartësohen këto gjëra dhe të shikohet përpara. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.