Fundamenti

Thaçi: Nenet 37 dhe 38 duhet të riformulohen

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duhet të riformulohen nenet 37 e 38 të Kodit Penal të Kosovës. Sipas tij këto nene patjetër duhet të jenë sipas standardeve evropiane.

Thaçi ka kërkuar nga deputetët më shumë përkushtim për riformulimin neneve, për shkak të të cilave mediet kosovare bojkotuan të enjten punën e institucioneve.

Hidromorava

“Qëndrimi i prezantuar i zëvendëskryeministrit Kuçi sa i përket neneve 37 dhe 38 është qëndrim edhe i Qeverisë së Kosovës dhe i imi. Natyrisht se kërkohet edhe rivlerësim dhe riformulim. Do të kemi kod por edhe nene të standardeve më të larta evropiane dhe perëndimore”, tha Thaçi, siç transmeton RTK.

Këto komente, kreu i ekzekutivit të vendit i bëri në takimin e njëmbëdhjetë të Këshillit Ministror për Integrime Evropiane. /Telegrafi/