Mobi Casa

Thaçi në trenin ruso-serb, e shpie Kosovën drejt ndarjes

/ 15 minuta lexim
Mobi Casa

Nxitimi marramendës i Hashim Thaçit për ta bërë publike një foto me sundimtarin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit në Paris të Francës, me një lider të kritikuar nga Perëndimi për regjimin e tij autoritar, burgosjen e rivalëve politikë, shtypjen e medieve dhe mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe shumë të tjera, po shihet nga analistët politikë dhe qytetarët e Kosovës, si një takim i aranzhuar “përshëndetës” Putin-Thaçi, nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vetëm për të rënë dakord me planin e ndarjes së territorit të Kosovës, ashtu siç po e proklamojnë Thaçi e Vuçiq, ngase ndryshe nga Moska zyrtare nuk ka asnjë njoftim për medie, por është vetëm kjo”cicërima” e presidentit tonë entuziast për marrëveshjen finale me Serbinë, që lë të kuptohet se Rusia e mbështet ndarjen e Kosovës, të cilës punë i ka hyrë Hashim Thaçi me Aleksandër Vuçiqin dhe Edi Ramën.

“Megjithëse Moska zyrtare nuk dha asnjë njoftim për medie, ‘cicërima’ e presidentit kontrovers dhe pafundësisht i entuziazmuar për ndarjen e Kosovës, në emër të marrëveshjes finale me Serbinë, lë të kuptohet se Rusia e mbështet ndarjen e Kosovës, së cilës punë i kanë hyrë me aq përkushtim Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiqi dhe Edi Rama. Megjithëse Hashim Thaçi nuk tregon se çka saktësisht ka biseduar me Putinin dhe sa u kanë kushtuar qytetarëve të Kosovës qoftë buxhet, qoftë tokë, bisedat që pa asnjë mandat i zhvillon, vetë konfirmimi i Putinit që ai e përkrah marrëveshjen vërteton se sa e dëmshme dhe e rrezikshme është marrëveshja Thaçi-Vuçiq për Kosovën dhe ekzistencën e shtetit tonë të brishtë”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”.

Nxitimi marramendës i Hashim Thaçit për ta bërë publike një foto me sundimtarin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit në Paris të Francës, me një lider të kritikuar nga Perëndimi për regjimin e tij autoritar, burgosjen e rivalëve politikë, shtypjen e medieve dhe mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe shumë të tjera, po shihet nga analistët politikë dhe qytetarët e Kosovës, si një takim i aranzhuar “përshëndetës” Putin-Thaçi, nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vetëm për të rënë dakord me planin e ndarjes së territorit të Kosovës, ashtu siç po e proklamojnë Thaçi e Vuçiq, ngase ndryshe nga Moska zyrtare nuk ka asnjë njoftim për medie, por është vetëm kjo”cicërima” e presidentit tonë entuziast për marrëveshjen finale me Serbinë, që lë të kuptohet se Rusia e mbështet ndarjen e Kosovës, të cilës punë i ka hyrë Hashim Thaçi me Aleksandër Vuçiqin dhe Edi Ramën.

Sipas analistëve dhe qytetarëve të anketuar, besohet dhe dyshohet se edhe konfirmimi, se Putini që kinse ai e përkrah marrëveshjen, është vetëm një konfirmim se sa e dëmshme është marrëveshja Thaçi-Vuçiq , ngase Hashim Thaçi nuk tregon në detaje se çka saktësisht ka biseduar me Putinin dhe sa i kanë kushtuar qytetarëve të Kosovës qoftë buxhet, qoftë në tokë bisedat pa mandat. Tani edhe më shumë po ngjallet dyshimi pse Hashim Thaçi fsheh se çfarë përmban kjo marrëveshje e tij me Vuçiqin, dhe pse po e ndjek ai linjën ruso-serbe, duke hyrë në pazare për territorin, ku veriu mund ta pësojë më së keqi.

Aliu: Thaçi, me propaganduesin e ti, Batonin, po e mashtrojnë popullin se Kosova do të bëjë një konfederatë me Shqipërinë, pas marrëveshjes me Serbinë

Dr. Hysni Aliu thotë se ai personalisht, si njohës i këtyre zhvillimeve, është shumë i shqetësuar me zhvillimet rreth Kosovës, sepse siç duket tanimë edhe BE-ja po i beson verbërisht Serbisë, që ajo është e gatshme për kompromis. Aliu thotë se gjithashtu edhe politika e Trumpit është e atillë që po e kërkon rrugën më të shkurtë të mundshme për zgjidhjen e problemeve. “Kur ia shtojmë këtu një papërgjegjësi dhe naivitet total të politikës në Kosovë, atëherë gjërat bëhen edhe më të komplikuara. Kosova është në rrezik për t’u kthyer në gjirin e perandorisë serbe duke bërë ndonjë federatë apo konfederatë, e cila do ta shkrinte shtetin e Kosovës në mënyrë graduale në Serbi. Një e keqe tjetër shumë e madhe është mundësia e bashkëngjitjes së Shqipërisë kësaj bashkësie, gjë e cila do të thoshte shkrirje e tërësishme e shteteve shqiptare në Ballkan dhe shkuarje 100 vjet mbrapa. Thaçi një herë foli për bashkimin e Luginës, duke mashtruar popullin, e pasi Vuçiq nuk pranoi që të bisedohet për territorin e vet, tani ka filluar ta mashtrojë popullin së bashku me propaganduesin e tij, Batonin, se Kosova do të bëjë një konfederatë me Shqipërinë pas marrëveshjes me Serbinë. Për mua, çdo gjë është konfuze, e çorientuar, pa pikë orientimi e pikë mbështetjeje, është sikur të lëvizësh në det pa busull”, theksoi ai për “Kosova Sot”. Sipas tij, Qeveria ka mbetur pa kompetenca dhe ndikim në këtë proces. “Pra, çdo gjë është vetëm një kundërshtim teorik, por pa pasur peshë specifike. Jam i pashpresë se në mënyrë të qetë mundemi të ndryshojmë rrjedhat, sepse siç po duket procesi ka ecur shumë lart në nivelet e presidentëve të fuqive të mëdha, gjë që e bën pothuajse të pamundshëm ndryshimin e çështjes me mjete demokratike. Ndoshta demonstratat gjithëpopullore të vazhdueshme do të çonin peshë në frenimin e Thaçit, që të mos shkojë përpara kokëfortësisht i vetmuar, por të marrë grupin e intelektualëve të pavarur si pjesë e negociatave. Alternativa tjetër është vetëm bashkimi i të gjithëve kundër Thaçit dhe PDK-së, derisa këta të fundit të ndryshojnë qasjen kryeneçe dhe mohuese ndaj të gjithëve”, tha Aliu për “Kosova Sot”.

Analisti Florim Zeqa theksoi për “Kosova Sot” se skandalet në politikën e jashtme nuk kanë të ndalur.”Lidhja dhe përafrimi i Thaçit me Rusinë nënkupton shkëputjen nga interesat vitale të shtetit të Kosovës. Fotoja e publikuar e Hashim Thaçit me Vladimir Putinin paraqet kërcënim për qytetarët e vendit dhe fyerje të rënd për botën perëndimore, përkatësisht SHBA-së dhe aleatëve të saj, sponsorizues të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Presidenti entuziast për marrëveshjen finale me Serbinë, me foton me Putinin, na bëri edhe një herë që të kuptojmë se Rusia i mbështet ndarjen dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës, së cilës punë i ka hyrë Hashim Thaçi me Aleksandar Vuçiqin dhe Edi Ramën. Dëshirën e vasalëve të Serbisë për ta falur veriun të Serbia duhet ndalur sa më parë, ndryshe pasojat do të jenë të rrezikshme për stabilitetin e vendit dhe jo vetëm. Plani serbo-rus për ndarjen e Kosovës nuk është i rastësishëm në agjendën e Thaçi, i cili për qëllim ka shpëtimin nga Gjykata Speciale”, theksoi ai.

QARRI: PUTIN DHE THAÇI JANË MARRË VESH PËR MARRËVESHJE NË DËM TË KOSOVËS!

Analisti politik Gani Qarri tha për “Kosova Sot” se është i bindur që Putin dhe Thaçi të jenë marrë vesh për marrëveshje në dëm të Kosovës.”Vetë fakti se për gjithë këto vite Hashim Thaçi është dëshmuar si mashtruesi më i paskrupullt vendit dhe popullit të vet dhe frika e Aleksandar Vuçiqit se bashkë-flirtuesi i tij, me gjithë premtimet e forta, nga presioni në rritje i brendshëm dhe ai ndërkombëtar,mund të dorëzohet, t’i hajë fjalët e dhëna dhe të tradhtojë flirtin me të, bën që Vuçiqi të aranzhojë një takim të drejtpërdrejtë ndërmjet Thaçit dhe Putinit, në mënyrë që Thaçi të betohet edhe para monarkut rus, se ai do ta mbajë premtimin, të bëjë çdo gjë që është në dorën e tij dhe të punojë deri në fund për ndarjen e Kosovës dhe faljen e 1/3-s së territorit të saj Serbisë”, u shpreh ai. “Kurse, në anën tjetër, për ta bindur sa më tepër Vuçiqin se ai vërtet do t’i mbetet besnik presidentit serb dhe se ndarjen e Kosovës e ka prioritet jetësor, Hashim Thaçi publikoi në medie dhe rrjetet sociale, me pompozitet të neveritshëm, foton me sundimtarin e Rusisë, Vladimir Putin, një lider i kritikuar nga Perëndimi dhe gjithë bota demokratike, për regjimin e tij autoritar, burgosjen e rivalëve politikë, shtypjen e medieve dhe mosrespektimin e të drejtave të njeriut”, vijoi më tej ai.

UBT

BISLIMI: THAÇI NUK TREGON SE ÇKA DO TË PËRMBAJË KJO MARRËVESHJE E DETYRUESHME, GJITHËPËRFSHIRËSE

Sipas analistes Liridona Bislimi, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së diel, është takuar në Paris me presidentin e Rusisë,Vladimir Putin, por në deklaratën e shkurtër,Thaçi nuk tregon se çka do të përmbajë kjo marrëveshje e detyrueshme, gjithëpërfshirëse.”Pas këtij takimi presidenti Thaçi la shumë mjegullina, që popullin e Kosovës e bën të dyshojë edhe më shumë dhe t’ia kujtojë atij së pari se ai nuk e ka legjitimitetin nga Parlamenti për këto takime që ka mbajtur në emër te Republikës së Kosovës, pastaj sa mund t’ju besohet kjo çështje kaq e madhe dy kryetareve të Kosovës dhe Serbisë, duke pasur parasysh faktin se deri tani vendimet që janë marrë nga ta kanë qenë gjithmonë në favor të Serbisë, ndërsa shteti ynë ka humbur”, u shpreh ajo.”Në salla të Parisit, aty ku këto ditë u mblodhën liderë shtetërorë nga mbarë bota, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur të takojë disa prej tyre, qoftë edhe sa për përshëndetje.Hashim Thaçi njoftoi se e takoi edhe presidentin amerikan, Donald Trump, nga i cili tha se mori mbështetje 100% për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Por, bazuar në burime të ndryshme të diplomacisë evropiane në Kosovë,del se shtetet e fuqishme të Evropës nuk po e mbështesin Thaçin në idenë e tij për marrëveshjen finale me Serbinë, konkretisht këmbimin e territoreve, ashtu siç po pretendon ai”, vijoi më tej Bislimi. “Takimi i së dielës në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë,Vladimir Putin, nuk i bën nder Kosovës aspak, nder Kosovës do t’i bënte duarshtrëngimi me kancelaren Merkel, e cila po lufton me ngulm për të mbrojtur kufijtë e Kosovës nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm të vendit tonë.Populli i Kosovës le të shpresojë që imazhi PutinThaçi të bindë të gjithë deputetët e pushtetit që ka ardhur koha që copëtimin e vendit ta kundërshtojnë jo vetëm me fjalë, por edhe me votë, pasi kjo marrëveshje duket se nuk do të jetë definitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi”, tha Liridona Bislimi për “Kosova Sot”.

KELMENDI: PLANI PËR NDARJEN E KOSOVËS RRJEDH NGA MOSKA, BEOGRADI DHE PARISI

Prof. Muhamet Kelmendi tha për “Kosova Sot” se vizitat dhe takimet që po bëhen nga ana e Thaçit lënë për të dyshuar në sinqeritetin e tyre dhe të raporteve që po ndërtohen. “Në veçanti takimi Thaçi-Putin e ka një domethënie të veçantë. Putini, si kryetar i Rusisë, në shumë vende është i padëshiruar dhe gjendet nën kritika të mëdha për veprimet luftarake në Evropë dhe në Lindje të Afërt. Takimi me të, pa u takuar kurrë më pare dhe pa e njohur Rusia shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, na tregon për rreziqe të mëdha që po i përgatiten Republikës. Kam deklaruar dhe e përsëris se plani për ndarjen e Kosovës rrjedh nga Moska, Beogradi dhe Parisi. Ky plan përcakton ndarjen e Kosovës me shtetin serb dhe natyrisht as edhe një pëllëmbë toke e Luginës së Preshevës nuk parashihet të bashkohet me Kosovën. Pra, pse Putin u takua me Thaçin në Paris?Kurrë përpara nuk pati takime? Këto dy çështje tregojnë se Rusia u takua me qëllim për t’u bindur në rrugën e Thaçit për ndarje të Republikës”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot”.

BADALLAJ: TAKIMI THAÇI-PUTIN, KONFIRMIM I MARRËVESHJES PËR COPËTIMIN E TERRITORIT TË KOSOVËS Edhe analisti politik Reshat Badallaj e sheh me shqetësim të madh takimin Thaçi-Putin, që mund të jetë një konfirmim i marrëveshjes për ndërmjetësim në mes të Kosovës dhe Serbisë për copëtimin e territorit të Kosovës, duke i dhënë Serbisë veriun në shkëmbim për njohjen e Kosovës nga Serbia, por pa e rikthyer fare Luginën Preshevës. “Qofsha i gabuar, por Hashim zeza me ndihmën e shefit dhe kumbarës se tij, duke e lutur Aleksandar Vuçiqin që t’ia mundësojë këtë takim dhe ky nga gëzimi fluturimthi organizon fotoreporterët e tij që ta “slikatin’ dhe ky matrapaz i Brojës në shenjë krenarie e bën të madhe dhe e shpërndan nëpër rrjete sociale…. Natyrisht se Moska zyrtare nuk e ka bërë të madhe dhe nuk i ka bërë publicitet se ky takim nuk ka qenë i organizuar me protokoll, ky takim ka qenë si takim rrugësh… Ky do të ketë biseduar edhe për pazaret e pista në dëm të Kosovës, që është e gatuar nga Vuça-Hashimi dhe Rama, por më besoni, pa e lënë anash edhe këlyshin e Stanishiqit dhe udbashin, Baton Haxhiun. Bashkimin me Luginën Thaçi e ka vetëm mashtrim dhe propagandë në popull dhe asgjë më shumë, sepse edhe nga ndërkombëtarët është zbuluar ky pazar tradhtarësh”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

Qytetarët, të alarmuar

Qytetarët e anketuar nga gazeta janë shumë të bindur që Hashim Thaçi ka ndërruar krejtësisht kursin e politikës së deritanishme të shtetit të Kosovës, duke u distancuar nga aleatët perëndimorë që ndihmuan bërjen e shtetit të Kosovës, dhe duke u kthyer tërësisht nga Lindja, në linjën ruso-serbe, duke hyrë në pazare për territorin, ku veriu mund ta pësojë më së keqi. Këtë frikë e shprehu për “Kosova Sot” qytetari Mirsad Krasniqi. “Askush nuk mund t’i besojë tani më Hashim Thaçit që ka një mbështetje nga presidenti rus, Aleksandër Putin, që Rusia do ta mbështesë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke marrë Kosova kinse edhe Luginën e Preshevës, pa i bërë koncesione serioze Serbisë, pa i dhënë Serbisë asgjë. Unë e them që presidentit Thaçi mund t’i besojnë vetëm Vuçiqi, Putini dhe Edi Rama dhe njerëzit e tjerë që po angazhohen për një marrëveshje të tillë të dëmshme për Kosovën. Sigurisht që Putini do të mbështetë çfarëdo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje përfundimtare, por paraprakisht ai e di që në atë marrëveshje me siguri që do të përfshihen interesat e Serbisë dhe të Rusisë, se ajo do të jetë e dobishme për këto interesa, dhe mbase në këtë marrëveshje mund të jetë vetë ai, Putini ideator dhe kreator i draftmarrëveshjes që u është dhënë në dispozicion Thaçit dhe Vuçiqit”, theksoi ai për “Kosova Sot”. Qytetari tjetër Selver Lenjani, nga Karaqeva e Ulët e komunës së Kamenicës, zonë kufitare akoma me probleme rreth definimit të saktë të kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, thotë se ka një skenar të rrezikshëm të kurdisjes paraprake të kësaj marrëveshjeje që mund të arrihet në dëm të Kosovës, pikërisht me skenarin e përgatitur nga ana e Putinit, Edi Ramës dhe të Vuçiqit.”Ky ndryshim i kursit të tij politik strategjik e pozicionon Hashim Thaçin në kundërshtim me qëndrimin e qytetarëve shumicë të shtetit të Kosovës pro bllokut të Lindjes, interesave ruso-serbe në Ballkan, derisa qytetarët janë përjetësisht të rreshtuar pro politikës perëndimore dhe evropianë, të vendeve demokratike, aleate,që ndihmuan çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës”, vlerësoi Lenjani. Ai beson se qytetarët nuk do ta lejojnë ndarjen e vendit dhe do ta hedhin poshtë marrëveshjen që po ia kurdis Thaçi shtetit të tij, në prapaskenë me Serbinë dhe Rusinë.

(Kosova Sot)