GRANDEMALL

Thaçi në pritje të lejes për anashkalim të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti Hashim Thaçi tash e dy muaj është në pritje të sqarimit të Gjykatës Kushtetuese nëse marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti nuk kanë nevojë të ratifikohen nga Kuvendi. Vlerësohet se Thaçi në këtë formë shpreson që Kushtetuesja do t’i japë leje ta anashkalojë Kuvendin për marrëveshjen me Serbinë në kuadër ta fazës finale të dialogut të Brukselit. Ndërkohë që edhe zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që marrëveshja me Serbinë të ratifikohet në Kuvend, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse rreth dy muaj më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia parashtroi Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretim të Nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, Kushtetuesja ende nuk ka dalë me një interpretim rreth kësaj çështjeje. Ky nen specifikon qartë se marrëveshjet ndërkombëtare miratohen nga 2/3-at e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

ARKATANA

Nga Gjykata i kanë thënë shkurt gazetës se kërkesa e presidentit mbi këtë çështje është në shqyrtim e sipër. Ky veprim i kreut të shtetit sipas përfaqësuesve të opozitës paraqet vetëm një tendencë të presidentit për ta anashkaluar tërësisht Kuvendin e Kosovës. Në kërkesën e drejtuar Kushtetueses Thaçi ka kërkuar të saktësohet nëse marrëveshjet ndërkombëtare konsiderohen të ratifikuara vetëm me nënshkrimin e presidentit ose duhet edhe votimi i 2/3-ve të deputetëve të Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.