Fundamenti

Thaçi në KS të OKB-së: Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhë në Kosovë, vendimi për Ushtrinë i natyrshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit ka thënë se “ne sot ndodhemi këtu, dy dekada pas luftës së përgjakshme dhe dhjetë vite pas pavarësisë së Kosovës”.

“Jemi thirrur në një seancë të jashtëzakonshme kur jemi në një gjendje krejt normale në Kosovë. Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar. Ajo që ka ndodhur është një vendim krejt normal, në mision dhe qëllim”, ka thënë Thaçi duke aluduar në transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Nëse Kosova ka bërë gabim, është se ka pritur pesë vite pa nevojë për themelimin e ushtrisë. Vendimi për ushtrinë është i vonuar, dhe assesi i gabuar. Është i vonuar sepse kemi pritur vullnet të mirë nga ata që kurrë nderi më tani, nuk e treguan në raport me Kosovën”.

“Më thoni ju lutemi çka ka të jashtëzakonshme këtu, nuk ka asgjë fare të jashtëzakonshme”, ka thënë Thaçi.

FITORJA

Sipas tij, transformimi i FSK-së në Ushtri, nuk është bërë në kundërshtim as të Rezolutës 1244, as Pakos së Ahtisarit dhe as me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Themelimi i Ushtrisë është vullnet i qytetarëve të Kosovë, nga të zgjedhurit të popullit”.

Tutje Thaçi ka thënë se shteti i Serbisë është paraqitur i zemëruar por jo edhe qytetarët serbët të Kosovës.

“Në cilësinë e presidentit dhe komandantit suprem, them se ushtria do të sjellë paqe dhe stabilitet. Nuk është mesazh që e kemi ndërmarrë ndaj dikujt. Ajo do të jetë profesionale dhe shumetnike. Mbi 10 për qind janë nga komunitetet jo shumicë, serb, turq, shkali, romë… Një forcë e cila do të mbrojë çdo qytetar të Kosovës, çdo fëmijë, çdo të ri, pavarësisht gjuhës që ata flasin në shtëpi”, ka thënë ndër tjerash presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.