RCCOLA

Thaçi: Ne jemi të parët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, para pak çastesh ka shpallur fitoren e kësaj partie në nivel vendi. Ai për këtë, ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin që i kanë dhënë këtij subjekti politik.

Uji Dea

“Ne, Partia Demokratike e Kosovës, kemi pasur tri qëllime në këtë proces elektoral lokal. E para që Kosova të kaloj testin evropian për zgjedhje të lira dhe demokratike; e dyta që zgjedhjet të mbahen në tërë territorin e vendit, dhe kjo ka ndodhur për here të parë, pas 14 vitesh, përkundër disa incidenteve në veri. Por, falënderoj pjesëmarrësit dhe inkurajoj që të vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre vullnetare dhe demokratike. Nga sot lirisht mund te themi se kemi edhe integrimin e veriut. Dhe, objektiva e tretë, duke treguar përgjegjësi të lartë shtetërore ka qenë që PDK të fitojë shumicën e komunave të Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi duke shtuar se edhe në këto zgjedhje PDK u rikonfirmua si partia numër 1 e Republikës së Kosovës. /KP/Telegrafi/