UBT

Thaçi & Mustafa, për hir të pushtetit e sakrifikojnë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përse po këmbëngulin kaq fort qeveritarët në zbatimin e marrëveshjeve të 25 gushtit? BE-ja po i josh me “karotën” e vet liderët e shantazhuar.

Liderët kosovarë, sipas analistëve, po bëjnë llogari në kurriz të qytetarëve, duke nënshkruar çka u del përpara, vetëm e vetëm që të paraqiten të bindur e servilë para ndërkombëtarëve, me shpresën se do ta gëzojnë mbështetjen e tyre për të mbetur në pushtet edhe për mandate të tjera

Pozicionimi këmbëngulës i dy krerëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi dhe kryeministrit Mustafa karshi Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të cilët për katër muaj të plotë po injorojnë kundërshtimin e opozitës dhe 205,000 nënshkrime në Peticionin e qytetarëve, nga analistët politikë po shihet me dyshim të madh.

Mobi Casa

Sipas tyre, ky insistim vjen për shkak të premtimeve të mëdha joshëse që u janë bërë liderëve të partive të mëdha nga faktori ndërkombëtar, premtime të cilat me gjasë tejkalojnë edhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Njohësi i shkencave politike, Ali Hertica thotë se dy marrëveshjet e 25-të gushtit, që u pranuan nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi, janë rrjedhojë e marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 mes Prishtinës e Beogradit për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas tij, pazari i tyre për pushtet ndërlidhet me pranimin e Asociacionit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.