RCCOLA

Thaçi mund “ta prej n’besë” Ramush Haradinajn

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

U prit si hero në Aeroportin e Prishtinës. Nuk ishin vetëm qytetarët , përkrahës të tij që kishin dal t’i urojnë mirëseardhje ish-komandantit të UÇK-së, i liruar nga Tribunali i Hagës nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Në pritje i kishte dal edhe një zyrtar i lartë i shtetit. Ndonëse raportet e tyre gjithmonë kishin qenë të ‘armiqësuar’, megjithatë kryeministri Hashim Thaçi i kishte shtruar tapetin e kueq dhe po e priste me ceremoni shtetërore liderin e AAK-së Ramush Haradinajn, shkruan Bota Sot.

Fundamenti

Për analistin, Halil Matoshi, Thaçi është lojtar i mirë dhe di të luaj lojëra politike. “Është një pragmatist i cili nuk ka fare emocione apo them në gjuhën popullore “nuk ka besë”, por në politikë në një mënyrë ose tjetër është e pranueshme një formë e pokerit politik”, është shprehur Matoshi.

Ndërsa Shpend Kursani nga Instituti KIPRED ka iden e tij rreth kësaj. “Haradinaj e ka shantazhuar veten me besimin se z.Thaçi do ta përafroj, kështu Thaçi vetëm e ka luajtur rolin e tij në pushtet, apo me parimet makiavelistike të qëndrimit në pushtet dhe kështu vetë z. Haradinaj ka dështuar në këto hapa. /Bota sot/