ARKATANA

Thaçi mund ta blejë postin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Beteja për presidencën nis muaj më herët.Deputetët mund të ‘shiten’ në votimin për presidentin

“Siguria e zgjedhjes së Thaçit president është mjaft e vogël, për arsye se ai ka kundërshtarë edhe brenda vetë partisë së tij. Me siguri që, duke pasur parasysh këtë situatë, do të futen në lojë mjete të ndryshme, si shantazhet, paratë dhe joshjet me pozita dhe forma të tjera, vetëm e vetëm që të arrihen qëllimet e tyre”, tha deputeti Adem Salihaj për “Kosova Sot”

Derisa po afrohet koha e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, që sipas marrëveshjes PDK-LDK duhet të jetë Hashim Thaçi, brenda Lidhjes Demokratike ka zëra që deri më tani janë deklaruar kundër. Ky kundërshtim, i cili, sipas burimeve të gazetës, është në rritje e sipër, ka gjasa serioze që ta rrezikojë seriozisht zgjedhjen e kreut të PDK-së president të ardhshëm të vendit.

Uji Dea

Të deklaruar hapur kundër kandidaturës së Thaçit janë deputetët: Vjosa Osmani, Arben Gashi e Adem Salihaj, ndërkohë përflitet që i gjithë grupi i deputetëve të LDK-së që votuan kundër Qeverisë ‘Thaçi’ në vitin e kaluar janë duke u angazhuar që të përfitojnë edhe deputetë të tjerë për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit president të Kosovës.

Kundër Qeverisë ‘Mustafa’ dhe koalicionit me PDK-në patën votuar: Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Arben Gashi, Fatmir Rexhepi dhe Doruntinë Maloku. Deputetja Alma Lama dhe deputeti Adem Salihaj s’mbajtën qëndrim – abstenuan, ndërsa deputeti Anton Çuni nuk ishte fare i pranishëm në sallë. Gazeta i ka kontaktuar disa prej tyre, por nuk ka marrë përgjigje të prerë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.