UBT

Thaçi: Liderët e partive humbëse janë kërcënues të frustruar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

PDK ka lëshuar një komunikatë ku liderët e LDK-AAK-NISMA janë quajtur shantazhues, kërcënues dhe të frustruar. Shantazhet dhe kërcënimet e liderëve të frustruar të bllokut humbës do ta marrin përgjigjen meritore, politike dhe qytetare në çdo kohë dhe rrethanë.

Më poshtë mund të lexoni të plotë njoftimin e PDK’së.

Deklaratë pas takimit të Kryetarit të PDK-së Z. Hashim Thaçi me kryetarët e degëve

Në takimin e rregullt të mbajtur sot të Kryetarit të PDK-së z. Hashim Thaçi me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Kosovës u rikonfirmua gatishmëria e plotë për themelimin e institucioneve shtetërore, në pajtueshmëri me rezultatin zgjedhor, legjitimitetin qytetar dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese.

Uji Dea

Për Partinë Demokratike të Kosovës është e papranueshme qasja e atyre që po tentojnë me çdo mjet dhe në mënyre kundërkushtetuese, joinstitucionale dhe jodemokratike të tjetërsojnë rezultatin zgjedhor dhe të mbajnë peng shtetin, duke bllokuar themelimin e institucioneve demokratike.

Partia Demokratike e Kosovës siguron anëtarët dhe simpatizantët e vet, si dhe opinionin e gjerë se në asnjë mënyrë nuk do të heq dorë nga besimi që ka marrë për të qeverisur me vendin, nëpërmjet votës së lirë në zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Shantazhet dhe kërcënimet e liderëve të frustruar të bllokut humbës do ta marrin përgjigjen meritore, politike dhe qytetare në çdo kohë dhe rrethanë.

Partia Demokratike e Kosovës fton elektoratin e saj, si dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të mos bien pre e provokimeve dhe shantazheve të individëve humbës, por të tregojnë maturi, gatishmëri e vendosmëri për të mbrojtur vullnetin qytetar, rendin kushtetues dhe rendin demokratik të Republikës së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.