Eko Higjiena

Thaçi lë në hije Mustafën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Thaçi vlerësohet të ketë tejkaluar në disa raste edhe kompetencat e tij, duke e defaktorizuar kryeministrin Isa Mustafa, derisa opozita e kritikon, ka nga ata të cilët mendojnë se ky është presidenti më i fuqishëm që ka pasur ndonjëherë Kosova. Ndërsa në ekzekutivin e vendit nuk mendojnë se presidenti Thaçi po i ndërhyn në kompetenca shefit të Qeverisë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit, e ka lënë tërësisht nën hije kryeministrin Isa Mustafa, duke e defaktorizuar rolin e tij. Temat me të cilat duhet të merret kryeministri është duke i iniciuar dhe duke i trajtuar presidenti. Thaçi vlerësohet të ketë tejkaluar në disa raste edhe kompetencat e tij, derisa opozita e kritikon, ka nga ata të cilët mendojnë se ky është presidenti më i fuqishëm që ka pasur ndonjëherë Kosova.

FIDANISHTJA

Ndërsa në ekzekutivin e vendit nuk mendojnë se presidenti Thaçi po i ndërhyn në kompetenca shefit të Qeverisë. Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, deklaron se kompetencat e funksionarëve publikë përcaktohen nga Kushtetuta e vendit. “Jo, fare. Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh qartë kompetencat e gjithsecilit funksion publik”, ka thënë Gecaj.

Subjekti më i madh opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), e vlerëson Thaçin si një figurë kontroverse, e cila sipas tyre nuk gëzon besimin e popullit. Ky subjekt e sheh Thaçin si personazh të kontestuar si brenda shtetit njësoj edhe në rrafshin ndërkombëtar. “Modeli i politikanit që përfaqëson Hashim Thaçi dhe ai që përfaqëson Isa Mustafa nuk kanë shumë dallim, Veprimtaria e tyre politike është e dëmshme, s’do të duhej të ishte hall se cili po e lë cilin anash”, ka thënë Shkodran Hoti, zyrtar për medie në këtë parti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.