Uji Dea

Thaçi largon Tahirin nga dialogu

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk është më përfaqësuese e Kosovës në dialogun me Serbinë. Kryenegociatorja kosovare është lënë jashtë këtij procesi nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

Të enjten, lehtësuesi i dialogut teknik, Robert Cooper, ka qëndruar në Prishtinë. Në Qeverinë e Kosovës ai është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku, por pjesë e këtij takimi nuk ka qenë edhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, shkruan “Koha Ditore”.

Burime të gazetës kanë thënë se në këtë mënyrë po paralajmërohet përfundimi i dialogut teknik me Serbinë dhe fillimi i atij politik. Në procesin e ri, Edita Tahiri nuk do të jetë më përfaqësuese e Kosovës.

Uji Dea

Por, lehtësuesi i dialogut, Robert Cooper, gjatë takimit me kryeministrin ka folur ekskluzivisht vetëm për dialogun teknik, pasi që edhe vetë ai nuk është e sigurt nëse do të ndërmjetësojë procesin më të avancuar të bisedimeve, që do të bëhet ndërmjet dy të besuarve të dy kryeministrave të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Sipas burimeve të gazetës, dialogu politik duhet të presë derisa në Serbi të zgjidhet qeveria e re, kryeministër i së cilës, sipas paralajmërimeve, pritet të jetë ish-presidenti Boris Tadic.

Sipas burimeve, presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikolic, gjatë vizitës që ka pasur në Bruksel, ka shprehur gatishmëri që të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tash në dialog, por ka preferuar që vazhdimi i procesit të bëhet ndërmjet dy qeverive. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.