Uji Dea

Thaçi Kryeministër dhe Haradinaj President

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë gjetur “formulën” se si ta ndajnë hisen e pushtetit me AAK-në.

Drejtuesit e partisë më të madhe në vend janë të gatshëm që liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, t’ia ofrojnë postin e të parit të vendit, ndërkaq postin e kryeministrit edhe më tutje të vazhdojë të mbajë kreu i PDK-së, Hashim Thaçi.

Njëri nga deputetët e PDK-së, Haki Krasniqi, i cili njëherësh është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka thënë për “Zëri” se maksimumi që PDK-ja do të mund t’ia ofronte Aleancës nga postet udhëheqëse është pozita e kryetarit të vendit.

GRANDEMALL

“Përndryshe, të tjerat na largojnë në bisedime, të tjerat e pengojnë futjen e partnerit të ri në koalicion, edhe përndryshe kjo nuk mund të bëhet fare”, thotë Krasniqi.
Por, në Partinë e Haradinajt, Presidenca as që merret parasysh si opsion, ndërsa Kryeministria mbetet “çelësi” që Aleanca të hyjë në koalicion me PDK-në.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, thotë se Aleanca nuk ka bërë ultimatum e as kërkesë zyrtare për bashkëqeverisje, por vetëm se është duke e dhënë ofertën e saj për qeverisje, me të cilën pretendohet që të jetësohet, siç thotë ai, koncepti qeverisës i Haradinajt.

“Kjo është një ofertë. Nëse e sheh interesin në të Partia Demokratike e Kosovës dhe konsiderojmë se është në interes të Kosovës, atëher kjo do të ndodhte. Nëse nuk shohin interes, parimet tona opozitare mbesin të qarta, ne mbesim parti opozitare, mbështesim qeverinë në çështjet që janë mbipartiake, siç janë bisedimet me Serbinë, reforma zgjedhore, dhe integrimet në mekanizmat ndërkombëtarë”, thotë Arifi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.