Thaçi: Kosova krenohet me sportistët gjilanas

Gjilan – Hashim Thaçi e Qemajl Mustafa janë takuar me sektorët e kulturës dhe të sportit të Gjilanit nga të cilët kanë marrë mbështetje për kandidatin e këtij subjekti politik Qemajl Mustafën. Mustafa tha se ka pasur një përkushtim të madh për të investuar në kulturë e sport dhe kjo është arritur që nga ardhja në pushtet e PDK-së në vitin 2007.
Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Hashim Thaçi sonte pasdite kanë takuar veprimtarët e kulturës e sportit dhe klubet e ndryshme që veprojnë në qytet nga të cilët kanë marrë mbështetje të fuqishme për të përkrahur Qemajl Mustafën, raporton rajonipress.
Duke folur për investimet në këto fusha Qemajl Mustafa tha se është kujdesur maksimalisht për të gjitha kategoritë sepse është pikërisht kjo kategori e jona që në vitin 2007 i ka sjellur fitoren PDK-së.
Mustafa tha se ai dhe qeveria e tij kanë pasur guximin që të marrin vendime të rëndësishme dhe në dobi të jetës kulturore e sportive.”Kemi qenë të mirë në qeverisje sepse jemi të përkushtuar dhe kemi krijuar kushte më të mira për sportin gjilanas. Kemi një stadium modern dhe ndoshta më të mirin në Kosovë dhe shpejt do të funksionalizojmë një qendër rekreative tek “Livadhe e Arapait” ku janë ndarë 7 hektarë kurse tek fabrika e baterive gjithashtu janë ndarë 12 hektar për nevojat e një stadiumi modern” tha Mustafa.
Kurse Hashim Thaqi ka inkurajuar Qemajl Mustafën për punëne mirë që ka zhvilluar këto vitet e fundit. “Gjilani ka dhënë shumë për sportin kosovarë sepse kemi emra të mëdhenj si Muharrem Sahiti e Xherdan Shaqiri. Këta sportist e kanë nderuar shtetin e Kosovës”.
Thaçi ka përmendur edhe Intelektualët e Skifterat për të cilët tha se janë krah i fort dhe dëshmi e mirë në fitoren e sigurt qysh në raundin e parë të Qemajl Mustafës.”Votojeni Qemajl Mustafën sepse është njeriu më i mirë, më i duhuri për ju dhe nevojat e juaja dhe unë do ta mbështes në të gjitha projektet tona të përbashkëta” tha Thaçi./rajonipress/