Thaçi: Këto veprime opozitare janë paramiltare dhe fashizoide

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, duke iu referur protestuesve opozitarë dhe liderëve të opozitës kosovare, ka thënë se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që po e dhunojnë shtetin në këtë mënyrë.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Thaçi është shprehur se një gjë e tillë s’duhet të ndodhë në një vend demokratik ku ekziston mundësia e dialogut dhe e bisedimeve.