Eko Higjiena

Thaçi kërkon unitet të shqiptarëve në Maqedoni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas takimeve me bartësit kryesorë të institucioneve maqedonase në Shkup, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, vazhdoi takimet në Tetovë edhe me dy liderët e subjekteve politike shqiptare në Maqedoni.

Liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, zëvendëskryeministri Thaçi e vizitoi në spitalin e Tetovës, ku ai është shtruar pas një aksidentit të rëndë automobilistik.

Në një njoftim të zyrës për informim, thuhet se fillimisht, zëvendëskryeministri Thaçi i uroi atij shërim sa më të shpejt, ndërsa biseduan për zhvillimet e fundit politike në dy vendet tona dhe zëvendëskryeministri Thaçi mori përkrahjen e plotë të liderit të BDI-së për nismat dhe projektet e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Ndërkaq, në takimin me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi mbështetjen e Kosovës për jetësimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe nevojën e koordinimit dhe unifikimit të partive politike shqiptare për avancimin e të drejtave të shqiptarëve si popull shtetformues i Maqedonisë.

“Tash kur Maqedonia synon të integrohet në NATO dhe BE dhe ka përqafuar vlerat universale që përfaqësojnë këto institucione ndërkombëtare, çdo lloj diskriminimi duhet të bëhet pjesë e të kaluarës dhe e ardhmja duhet të bazohet në mirëkuptimin dhe harmoninë ndëretnike”, ka theksuar zëvendëskryeministri Thaçi.

GRANDEMALL

Përveç takimeve me liderët e subjekteve politike shqiptare në Tetovë, zëvendëskryeministri Thaçi mori pjesë edhe në forumin e organizuar në Universitetin e Evropës Juglindore.

“Zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit është i nevojshëm edhe për shpejtimin e integrimit Euro-Atlantik të Maqedonisë, i cili është proces dobiprurës për gjithë rajonin”, ka thënë ai para shumë studentëve që ishin mbledhur për të ndjekur ligjëratën.

Gjatë ditës, zëvendëskryeministri Thaçi është takuar me presidentin e Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, me kryeministrin Nikola Gruevski dhe ministrin e Jashtëm, Nikola Poposki.

Vizita e tij në Maqedoni, vjen vetëm pak ditë, pasi zëvendëskryeministri Thaçi zhvillojë vizita zyrtare në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.