HW

Thaçi kërkon që urgjentisht të nxirret rezolutë për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

/ 2 minuta lexim
HW

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që me urgjencë, Kuvendi i Kosovës ta nxjerrë rezolutën për gjenocidin dhe krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Këto komente Thaçi i bëri në një konferencë për media, një ditë pasi e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi –Goodman, ndau rrëfimin e saj rrëqethës para Kongresit Amerikan në lidhje me keqtrajtimet që iu bënë nga policët serbë.

”Rrëfimi i Vasfije Krasniqi-Goodman në Kongresin Amerikan, gjatë ditës së djeshme është i guximshëm. Dua të falënderoj mikun e madh të Kosovës të shqiptarëve kongresistin Eliot Engel që bëri çdo gjë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Pa Eliot Engel do të ishte i pamundur edhe rrëfimi i Vasfije Krasniqi-Goodman”, tha Thaçi.

ARKATANA

Ai kërkoi që urgjentisht të nxjerrët rezoluta për gjenocidin e krimeve serbe në Kosovë.

”Sot kërkoj nga Institucionet e Republikës së Kosovës, urgjentisht, që Kuvendi i Republikës së Kosovës të nxjerr rezolutën për krimet e Serbisë dhe gjenodicin e kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë”, tha Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.