Mobi Casa

Thaçi kërkon kompromisin, Mustafa datën e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Liderët e PDK-së dhe LDK-së, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, pritet të shkojnë në takimin e përbashkët të përfaqësuesve politikë me dy agjenda.

Përderisa Thaçi ka paralajmëruar të kërkojë edhe një kompromis ndërmjet partive të shumicës dhe më ato të pakicave që në shkëmbim të votës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës minoriteteve t’u vazhdohen mandatet e rezervuara në Kuvend, lideri i LDK-së, sipas burimeve të besueshme brenda këtij subjekti politik, shkon në këtë takim me kërkesën e vetme që është marrëveshja për datën e zgjedhjeve.

Uji Dea

Takimi i liderëve të partive politike në lidhje me agjendën e zgjedhjeve të ardhshme, ishte paralajmëruar fillimisht të mbahet të enjten e kaluar, por Mustafa ka qenë javën e kaluar në një vizitë në Austri. Kështu që nëse të gjithë liderët janë në Prishtinë, ky takim do të mbahet këtë të hënë, ndonëse enden nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Marrëveshja e 14 shkurtit ndërmjet Thaçit e Mustafës konsistonte në votimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës dhe vazhdimin e EULEX-it dhe më pas shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë që zgjedhjet të organizoheshin një të diel nga datat 1, 8 apo më së largu 15 qershor. (Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.