GRANDEMALL

Thaçi, jounifikues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deklaratat e fundit të Hashim Thaçit për protestuesit e opozitës vlerësohen se janë në kundërshtim me pretendimet e tij për t’u zgjedhur në krye të Presidencës së Kosovës, pasi që ky diskurs kontribuon në thellimin e hendekut të përçarjeve politike dhe jounifikimit, ashtu siç kërkohet me Kushtetutë.

Hashim Thaçi, i cili pretendon gjatë ditëve të vijim të zgjidhet president i Republikës së Kosovës, me deklaratat e fundit drejtuar partive opozitare vetëm sa ka thelluar hendekun e përçarjeve politike në vend. Përfundimisht Thaçi, sipas opozitës dhe analistëve politikë, nuk mund ta luajë rolin e unifikuesit, ashtu siç kërkohet me Kushtetutë, pas deklaratave se ishin të vendosur për t’i pritur protestuesit për t’ua dhënë përgjigjen e merituar, por, siç tha ai, ata u larguan si qyqarë.

GRANDEMALL

“Kishin dërguar mesazhe ‘na pritni sot në Prishtinë’, ‘na pritni në Qeveri kryeministër, Mustafa, zëvendëskryeministër, Thaçi’. Ne ishim këtu, njëzet metra në distancë me ta. Nuk erdhën. I pritëm. Kësaj radhe kishim vendosur që të mos i presim me kafe, por t’ua japim përgjigjen e merituar. Dhe, si u larguan? Me bisht nën shalë, si qyqarë”, ka deklaruar të mërkurën Thaçi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.