Thaçi inaugurohet në shesh

Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e organizimit të ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit të ri të Kosovës, nga presidentja në largim, Atifete Jahjaga, te ai i zgjedhuri, Hashim Thaçi.
Bëhet e ditur se ceremonia e pranimit të postit të presidentit nga Thaçi do të mbahet më 8 prill nga ora 11 në sheshin “Skënderbeu”.
Jehona Shyti, këshilltare e ministrit të Bujqësisë, ka postuar në Facebook një fotografi të ftesës në të cilën shihen të dhënat.
Në ceremoninë e Presidentit Thaçi në shesh do të jenë të ftuar përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të Kosovës, por edhe personalitete të tjera nga jeta publike, brenda dhe jashtë vendit.