UBT

Thaçi, i vetëm kundër Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bisedimeve në Bruksel pritet që t’iu prijë vetëm Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe lideri i saj, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka ndarë mendjen që të braktisë këtë ekip.

Madje, kjo parti nuk do të tërheqë nga ky delegacion vetëm anëtarin e saj, por edhe është distancuar nga procesi i bisedimeve duke e quajtur si të dështuar.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj i ka quajtur bisedimet “proces që po abuzohet me të”. Kryetari i AAK-së ka deklaruar se nuk po kërkojnë si parti ta largojnë vetëm përfaqësuesin e tyre (Blerim Shalën) nga dialogu, por po kërkon që Kosova të tërhiqet nga bisedimet me Serbinë.

Ky qëndrim i Haradinajt ka marrë dhe mbështetjen e partisë së tij.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma ka thënë se Haradinaj e ka përcjellë një mesazh të partisë e që lidhet me çështjen e dialogut.

UBT

“Ashtu siç ka thënë Haradinaj, është e vërtetë se ky proces po shkon drejt abuzimeve”, ka thënë Luma.

Sipas tij, faza e implementimit të marrëveshjes me Serbinë ka dëshmuar se ky proces nuk po implemetohet, prandaj sipas tij, më mirë do të ishte që të bëhet tërheqja se sa të qëndrohet në proces që nuk ka zbatim.

Kuvendi “s’mund” ta ndalë procesin!

Zërat kundër procesit të dialogut janë shtuar, megjithatë Kuvendi duket i “pafuqishëm” që ta ndalë këtë proces.

Ndër ata që janë shprehur kundër këtij dialogu me Serbinë është edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë kundër dialogut, po ka qenë i vetëdijshëm që dialogu është i domosdoshëm, dhe se për këtë duhet të bëhen përgatitje, e jo të shkohet “me duar në xhepa”.(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.