GRANDEMALL

Thaçi i betohet vetëm pozitës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Hashim Thaçi edhe zyrtarisht dje ka marrë detyrën e re, atë të presidentit të Kosovës. Pas më shumë se një muaj kur u votua në Kuvendin e Kosovës, ai dha betimin në një seancë solemne, por që munguan opozita dhe një numër i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë seancë të rëndësishme për ish-liderin politik të UÇK-së nuk ishin të pranishëm përfaqësues të familjes së Adem Jasharit, familjes Haradinaj, por edhe personalitete të tjera të jetës publike në Kosovë. Menjëherë pas betimit, presidenti i ri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se marrja e përgjegjësive të reja si kreu i shtetit, është një moment i veçantë në jetën e tij.

Mobi Casa

Ai tha se është moment i krenarisë dhe përgjegjësisë, derisa theksoi se është i nderuar që ishte pjesë udhëheqëse e të gjitha vendimmarrjeve për lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern të Kosovës.

“Si kryeministër i vendit kam shërbyer me tërë energjinë, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kosovën bashkërisht e kemi ndryshuar. Tani do të jem në detyrë të re, me përgjegjësi të re. Për një Kosovë të re, demokratike, evropiane dhe multietnike”, theksoi Thaçi. Presidenti i ri shtoi se ka shpresë dhe besim në vendin tonë dhe në qytetarët tanë, në institucionet e Kosovës, në Parlament dhe në Qeverinë e vendit, duke shprehur besimin se do të vazhdohet me qeverisje të mirë. Por nuk la pa përshëndetur edhe paraardhësen e tij, Atifete Jahjaga, duke e falënderuar atë për kontributin gjatë mandatit të saj, si unifikuese e faktorit politik dhe qytetar të Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.