Hidromorava

Thaçi godet përsëri Komisionarin Hahn: Po merret vetëm me Serbinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hasnim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë ka zhvilluar një intervistë me Agjencinë Austriake të Lajmeve APA. Në këtë intervistë kreu i shtetit të Kosovës ka kritikuar ashpër BE-në për mungesë të vizionit dhe guximit.

Ai ka paralajmëruar se kjo mungesë e lidershipit në BE do të shfrytëzohet nga Rusia për destabilizonim e shteteve të Ballkanit. Thaçi ka kërkuar nga BE që sa më shpejt të ndryshojë qasjen ndaj shteteve të Ballkanit. Sipas APA-s, ai ka qenë shumë i ashpër me kritikat ndaj komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn.

“Vonesa e Bashkimit Evropian nuk mund të justifikohet”, ankohet Thaçi, i cili u takua të hënën me Presidentin austriak, Alexander Van der Bellen. “Federica Mogherini të paktën përpiqet të ruajë të njëjtën dinamikë në Ballkanin Perëndimor, derisa komisionari Hahn për fat të keq nuk është fare prezentë në Evropën Juglindore”, ka shtuar ai.

Sipas tij, komisionari Hahn është përkujdesur vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Ai ka kërkuar një angazhim më të shtuar të BE-së në Ballkan, për të ulur ndikimin rus, i cili është duke u rritur.

Në këtë intervistë për APA, Thaçi ka theksuar se BE-ja nuk duhet të shohë rajonin vetëm si një çështje teknike, por edhe në mënyrë strategjike.

Mobi Casa

“BE-ja nuk duhet të sheh Ballkani nga perspektiva teknokrate, bazuar në kapituj të katalogëve e kritereve. Nëse BE vepron në mënyrë më strategjike, më aktive, atëherë do të mbyll hapësirën e krijuar për destabilizimin e rajonit nga Rusia”, ka thënë ai.

Thaçi ka kritikuar po ashtu BE-në për kriterin e vendosur për procesin e liberalizimit të vizave.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor. APA shkruan se presidenti Thaçi, i cili është mbipartiak ka refuzuar të komentojë mbi politikat partiake.

Megjithëkëtë, ai ka disa pritje për Qeverinë re të Kosovës, që do të dalë nga zgjedhjet. “Duhet të përfundojë Demarkacioni, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, liberalizimi i vizave, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë etj”, ka thënë Thaçi për APA.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.