Uji Dea

Thaçi: Gjilani as nuk blihet, as nuk shitet e as nuk tutet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Hashim Thaçi në përmbyllje të fushatës në Gjilan tha se më 3 nëntor ndodhi aksidenti politik, por tani qytetarët e saj nuk do të lejojnë të ndodhë kjo sepse janë mobilizuar e koordinuar për të përmbysur rezultatin. Qemajl Mustafa tha se në pyetje është koncepti i tij për Gjilanin Evropian dhe koncepti i Lutfi Hazirit për stagnim e rrënim të Gjilanit.

“Më 3 nëntor në Gjilan ndodhi aksidenti politik, por më 1 dhjetor nuk do të lejojmë që të përsëritet kjo dhe nuk do të lejojmë që të ketë vjedhje industriale të votave nga rivalët tanë”. Kështu tha Hashim Thaçi në përmbyllje të fushatës në Gjilan ku i dha mbështetje maksimale Qemajl Mustafës raporton rajonipress.

Thaçi tha se PDK edhe më 3 nëntor doli fituese e zgjedhjeve. “Edhe tani më 1 dhjetor do të dalim fitues sepse jemi bashkuar e koordinuar për të stopuar të keqën. Në Gjilan dhe Anamoravë ju sigurojë se do të ketë investime dhe do të ketë përkrahje të madhe për projektet e Qemajl Mustafës” shtoj Thaçi.

Thaçi tha se pos autostradës Prishtinë- Shkup , me fitoren e Qemajl Mustafës do ma lehtësoni punën që ta nisim edhe autostradën Prishtinë- Gjilan . Thaçi tha se LDK në Gjilan e ka humbjen e sigurt sepse edhe pse kanë blerë vota në mënyrë industriale ata duhet të kuptojnë se Gjilani as nuk blihet, as nuk shitet dhe as nuk tutet. Gjilani ka vlera dhe Luta kot e ka që po përmend do ushtar” tha Thaçi.

UBT

Kurse Qemajl Mustafa tha se nuk i frikësohet votave të manipuluara të LDK-së të cilat u blenë me të holla dhe u manipuluan qytetarët e Gjilanit.

Mustafa tha se tani qytetarët janë zgjuar dhe janë bashkuar përkrah programit të PDK-së, edhe AAK, AKR, Partia e Drejtësisë, PSD. “Nuk mund ta kuptojmë kundërkandidatin tonë që po e quan jabanxhi Hashim Thaçin i cili ka investuar milionat në Gjilan. Thaçi është në tokën e tij kurse Luta , Gjilanit veç bela e të këqija i ka sjellur. Luta është një shpifës që në themel e ka gënjeshtrën dhe po paraqitet qesharak me disa përralla për simbolet”.

Mustafa me ironi tha se LDK dinë vetëm shtremtë, ngushtë dhe keq. “Andaj në garë duhet ta kuptoni se i keni dy koncepte, atë të kandidatit për një Gjilan Evropian që është nga PDK-ja dhe të kandidatit që në koncept e ka degradimin. Ne nuk do të lejojmë me asnjë çmim që të ndodhë kjo e keqe për Gjilanin” tha Mustafa./rajonipress/