Uji Dea

Thaçi fton 500 mysafirë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të zgjedhur, ka thënë për “Zërin” se më 7 prill në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca solemne ku presidenti i ri zyrtarisht jep betimin dhe merr detyrën, ndërsa një ditë më pas në Sheshin “Skënderbeu”, do të organizohet një ceremoni ku presidentja e tashme Jahjaga do të dorëzojë simbolikisht detyrën te presidenti i zgjedhur Thaçi.

Tetë prilli 2016 pritet të jetë ditë madhështore për Hashim Thaçin.

Në këtë ditë ai do të kurorëzojë rrugëtimin e tij politik si president i vendit në mesin e 500 mysafirëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ftesa për këtë ceremoni i janë dërguar gjithë presidentëve të rajonit, duke përfshirë edhe atë të Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të zgjedhur, ka thënë për “Zërin” se më 7 prill në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca solemne ku presidenti i ri zyrtarisht jep betimin dhe merr detyrën.

Mobi Casa

Ai më pas do të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit dhe do të bëjë shpalosjen e synimeve të tij në krye të Presidencës së Republikës.

Në foltoren e Kuvendit të Kosovës Thaçi do ta bëjë këtë betim:

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia.”

Ndërsa një ditë më pas në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 10:00, do të organizohet një ceremoni solemne në të cilën Presidentja e tashme Jahjaga do të dorëzojë simbolikisht detyrën te Presidenti i zgjedhur Thaçi.

Kjo do të shënohet me dorëzimin e një kopjeje solemne të Kushtetutës së Kosovës, si dokumenti themeltar i shtetit të Kosovës, por edhe si zotim i presidentit për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutën e RKS-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.