Uji Dea

Thaçi: FAK-u të votohet pa kushte, për zgjedhje flasim më vonë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ka përfunduar takimi i liderëve të partive politike pa u ditur nëse është arritur ndonjë marrëveshje, rreth votimit për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës dhe vendeve të rezervuara.

Kryeministri, njëherit kryetar i PDK’së Hashim Thaçi, pas takimit ka thënë se ata kanë diskutuar bashkë me liderët e partive tjera, në prezencën e ambasadores së SHBA-së, Tracey Ann Jacobson dhe përfaqësuesit të BE-së, Samuel Zbogar, rreth votimit për themelimin e FAK-ut dhe organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Mirëpo, kreu i Qeverisë nuk ka pranuar të përgjigjet nëse është arritur ndonjë marrëveshje ose jo në këtë takim, por vetëm kanë diskutuar rreth themelimit të FAK-ut, por pa e kushtëzuar asnjëra parti, njëra-tjetrën.

“Ne kishim një takim të përbashkët ku diskutuam për prioritetet tona të përbashkëta, për mundësinë që të votohet për Forcat e Armatosura të Kosovës, gjithashtu është hapur edhe çështja e organizimit të zgjedhjeve të lira në Kosovë , zgjedhjeve të përgjithshme. Ishte një diskutim shumë konstruktiv dhe korrekt dhe orientimisht jemi që të shkohet të diskutohet edhe në ditët e ardhshme që të votohet për Forcat e Armatosura të Kosovës duke mos e kushtëzuar asnjë parti njëra tjetrën me çështje që janë diskutuar ditëve të kaluara”, tha Thaçi.

Uji Dea

Ai shtoi se me liderët tjerë u pajtuan që në ditët në vijim të takohen përsëri që të diskutojnë për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshëm.

“Dhe, në anën tjetër jemi dakorduar që të takohemi ditëve të ardhshme që përsëri të diskutojmë për kohën e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa, natyrisht që të shkojmë me një veprim të koordinuar të spektrit politik kosovar edhe për periudhën kohore të organizimit të zgjedhjeve për formën dhe mënyrën, në mënyrë që të jetë një proces i lirë, fer, demokratik me vëzhgim edhe evropian edhe amerikan, të fitojmë të gjithë”, u shpreh ai.

Thaçi theksoi se sa i përket pozicionit PDK-së, partia që ai udhëheq, ka entuziazmin që të organizohen zgjedhjet sa më parë që është e mundur.