Uji Dea

Thaçi: “Faji” im i vetëm është – pse jam gjallë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë në Tv klan u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu me shkrim.

I ndodhur në masa të rrepta sigurie, ish-kreu i UÇK flet për luftën në Kosovë, postet e tij drejtuese, si edhe për procesin gjyqësor.

“Në qershor 1999, lufta përfundoi. I takoi botës së shqiptarëve të mbijetuar. Sot “faji” im i vetëm është – pse jam gjallë. Nuk i takoj kategorisë së njerëzve që thonë se burgu është për burra, kjo shprehje më duket bezdisëse. Nuk jam altruist as asket. E kam bërë jetën, nuk jam fshehur prej saj. E kam ndjekur ritmin e maratonës. Rruga ime nuk ishte as fat e as rastësi, është qëllim që buron nga thellësia e botës sime, është e prekshme dhe transparente. Qysh herët e kisha vendosur gjithë qenien time në funksion” të idesë së lirisë”, deklaroi Thaçi.

Eco Higjiena

Thaçi nga Haga: Procesi ka devijuar, duhet drejtësi e jo hakmarrje

“Vetmia natyrshëm më jep zbrazëti dhe ofron kotësi. Mundohem t’i jap shpirt ambientit në qeli. 24 orët e ditës dhe 365 ditët e vitit janë të njëjta. Humb kuptimi kalendarik i jetës. Ditë-netët sikur kalojnë pa data. Kam reflektuar për Kosovën, për Shqipërinë dhe shqiptarët, për sjelljen e botës në fillim dhe fund të shek. 20 në raport me ne. Jo rrallë harrojmë sa të plandosur dhe të nëpërkëmbur kemi qenë (jo rrallë të trajtuar edhe si mbetje otomane), ndërsa sot sa lart jemi në ngritje dhe proces konsolidimi si komb me mendim dhe status perëndimor”, shtoi ai.

“Liria dhe burgu nuk ngjiten kurrë. Nuk i ndan vetëm muri fizik, por emocioni, të menduarit dhe mënyra se si e sheh, ndjen dhe jeton botën. Izolimi është zgafellë me mungesë horizontesh dhe ashensor që të kalamend fizikisht e, besa, edhe mund të të verbojë. Jo për nga niveli i dioptrisë, por nga i ngatërrimit, apo mënyrës se si i sheh gjërat”, ka deklaruar tutje Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.