ARKATANA

Thaçi “errësoi” arsyen e dëbimit të gylenistëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mosbashkëpunimi i presidentit Hashim Thaçi me Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë gylenistëve ka shkaktuar dështimin e hartimit të raportit për këtë çështje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq i ka përfunduar mandati në dhjetor të 2018-s dhe ende nuk ka arritur ta përgatisë raportin për arsyet e dëbimit të gylenistëve nga Kosova.

Eco Higjiena

Ndër shkaktarët e shumtë që kanë penguar përfundimin e këtij raporti është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryetari këtij Komisioni, Xhelal Sveçla, thotë për “Zërin” se mosintervistimi i presidentit Thaçi për dëbimin e gylenistëve ka lënë shumë zbrazëti në përpilimin e raportit final. Megjithatë, ky Komision ka kërkuar një muaj afat shtesë për ta hartuar përfundimisht raportin, shkruan Gazeta “Zëri”

Më datë 29 mars të vitit të kaluar 6 shtetas turq u ekstraduan për në Turqi, të cilët kishin qenë të përndjekur nga ky shtet për shkak të lidhjeve të tyre me Fetullah Gylenin, i cili akuzohet nga autoritetet turke si organizator i grusht shtetit ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.