Fundamenti

Thaçi “emëron” Dellin ambasador të Kosovës në Washington

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri Hashim Thaçi ka shtruar sonte një darkë lamtumirëse për Ambasadorin amerikan Christopher Dell në Restorantin “Rron” në Veternik të Prishtinës.

Dell përfundoi misionin në Kosovë dhe ditëve të ardhshme kthehet në atdhe.

Ai gjatë këtyre viteve ka punuar ngushtë me Qeverinë dhe për këtë shkak njerëzit e Thacit janë përkujdesur që takimi lamtumirës mos të jetë një darkë e thjeshtë, por një mbrëmje me ushqim dhe muzikë të zgjedhur.

Gjithçka është drejtuar nga Ministrja Vlora Citaku, derisa të pranishëm, përveç Presidentes Jahjaga, kanë qenë edhe disa ministra dhe deputetë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Hashim Thaçi, si rrallë herë, është përkujdesur të lëshojë batuta.

“Unë dëshiroj që ju Chris të vini sërish në Prishtinë, si Ambasador i SHBA’së në Kosovë për herë të tretë”, ka thënë Thaçi.

E, nëse kjo nuk ndodh, atëherë Kryeministri propozoi diçka tjetër.

“Nëse nuk kthehesh sërish, atëherë unë me gjitha fuqitë e mija kushtetuese do të mundohem t’ju emërojë Ambasador të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Thaçi, duke nxitur të qeshura në sallë.

GRANDEMALL

Dhe, ka vazhduar me batuta.

“Kur erdhe këtu kishe më shumë flokë, por tash kur po të shoh, po e vërejë se t’i kam rralluar pak”, ka thënë ai.

“Thënë të drejtën, kur erdhe këtu edhe unë kisha më pak thinja”, ka vazhduar Thaçi.

Me të njëjtën dozë humori ka vazhduar edhe Ambasadori Dell.

“Hashim, kam frikë se Kosova do të bëhet shteti i 51-të i SHBA’së e nuk do të keni mundësi të më emëroni Ambasador të Kosovës në Washinton”, ka thënë ai.

Teksa fliste Dell, një mormullim e madhe u dëgjua në sallë.

“Dikush prej Durrësit po na çon mormullima… Paramendojeni po të vija Ambasador këtu për herë të tretë, do të na çonte termet”, ka thënë ai, duke e lidhur këtë me Veton Surroin, njeriun me të cilin në fund të mandatit kishte një histori të keqe.

Të pranishmëve iu është drejtuar edhe Presidentja Jahjaga, e cila ka falënderuar z. Dell për kontributin e tij dhënë në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.