UBT

Thaçi e lidh demarkacionin me ushtrinë, thotë se deputetët duhet të tejkalojnë mentalitetin provincial

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

​Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është treguar i sigurt se Kuvendi do ta votojë demarkacion me 1 Shtator. Sipas tij, marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi përveç që sjell liberalzimin të vizave për kosovarët hap rrugë edhe për themelimin e Ushtrisë.

“Nuk ka dështim, demarkacioni do të kaloj, është marrëveshje e saktë, është e drejtë”, citon Gazeta Express të ketë deklaruar Thaçi gjatë një vizite në fshatin Rrance të Shtimës.

ARKATANA

“Është në interesin e dyanshëm, është në interesin e konsolidimit të shtetit tonë, është edhe në interesin e frymës deh agjendës euroatlantike, për domosdoshmërinë edhe të liberalizimit të vizave, edhe të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë presidenti.

“Tanimë dilema nuk ka, gjithçka është e qartë dhe pritet përgjegjësi e lartë e çdo deputeti që të del mbi emocionet e politikës së çastit apo mentalitetit provincial dhe të voton në interes të shtetit”, ka vazhduar tutje Hashim Thaçi. /GazetaExpress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.