FITORJA

Thaçi e Haradinaj ‘përplasen’ për Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë përplasur sërish për Demarkacionin. Thaçi po kërkon nga Kuvendi i Kosovës që ta votojë Demarkacionin. Por, në anën tjetër, kryeministri Haradinaj vazhdon të këmbëngulë se Demarkacioni duhet të korrigjohet, shkruan sot, gazeta Zeri.

Shënimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi sërish i ka përplasur presidentin e vendit Hashim Thaçin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. I pari po kërkon nga Kuvendi që ta votojë Demarkacionin për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave.

Por, në anën tjetër, Haradinaj edhe më tutje vazhdon të këmbëngulë se Demarkacioni duhet të korrigjohet. “Mund t’ju them që nëse nuk ndodh ratifikimi, atëherë liberalizimi i vizave nuk do të bëhet”, ishte deklarata që e dha raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, deklaratë kjo e cila bëri që të dalin në pah edhe një herë mospërputhjet e ideve rreth Demarkacionit të Thaçit e Haradinajt.

Hidromorava

Ishte Thaçi ai i cili pas kësaj deklarate tha se “Nëse ne duam liberalizim të vizave, Demarkacioni në përputhshmëri me marrëveshjen e arritur në gusht 2015 duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës”, gjë që vuri në pah mospërputhjen e ideve të tij me ato të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Kjo për faktin se ky i fundit gjatë ditës së enjte deklaroi përsëri se ai qëndron pas fjalëve të tij dhe se kufiri është deri në Kullë e Çakorr.

“Besoj edhe ju e dini qëndrimin tim dhe Kosova e di, pra të gjeturat do të na drejtojnë nga mund të përfundojmë në Arbitrazh dhe mund të jetë njëri prej opsioneve, sepse nuk po prejudikojmë tani në çfarë drejtimi do të shkojmë, ende është herët. Por, një gjë të gjithë e dimë dhe besoj të gjithë pajtohemi se nuk i kanë dy të tretat për këtë versionin ekzistues, sepse është i gabuar. Kufiri vërtet është në Kullë dhe në Çakorr, ndërsa ka rënë në Kuqishtë dhe të gjithë e dimë që është gabim”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.