Eko Higjiena

Thaçi e Haradinaj humbësit legjendarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Humbja e bastioneve ka qenë tërmeti i këtyre zgjedhjeve. Secila parti për shkak të rrethanave të ndryshme është ndëshkuar nga votuesi. Komunat ku është pritur me komoditet se nuk mund të humbin e sidomos ato të regjionalizuara kanë pësuar debakël, ndërkohë që fitorja e kandidatit të AKR-së në Mitrovicë është komentuar si ndër më të befasishmet.

Analistët japin arsye të ndryshme për secilën komunë, e cila ka sjellë përmbysje të rezultateve. Humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve kanë dalë të jenë dy paritë e krahut të luftës PDK dhe AAK.

Mobi Casa

Ato humbën shumë komuna që deri më tash kanë qenë bastione të tyre. Rënia e PDK-së është cilësuar si ndëshkim për keqqeverisjen edhe në pushtet qendror. Kurse humbja e Mitrovicës ka qenë e papritur për shkak se nga kjo komunë vijnë edhe figurat me pushtet brenda partisë.

Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj me vetëm tre komuna të fituara dhe humbjen e dy bastioneve deri tash shumë të forta Pejën dhe Gjakovën, shihet si humbës i madh i këtyre zgjedhjeve. Analistëve vlerësojnë se ai i ka parë sherrin flirtimit që ka bërë me t’u liruar nga Haga me kryeministrin Thaçi dhe njëkohësisht keqqeverisja e AAK-së nëpër komuna…. (“Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.